Hapet ekspozita retrospektive e artistit të ndjerë, Gjelosh Gjokaj

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës është hapur ekspozita retrospektivë e artistit të ndjerë, Gjelosh Gjokaj, e titulluar “Rrugëtimi Modernist i Gjelosh Gjokaj”, kuruar nga Shkëlzen Maliqi.

Kjo ekspozitë, e organizuar për nder të 90-vjetorit të lindjes së artistit, përfshinë vepra nga e gjithë krijimtaria artistike e Gjokajt dhe përbëhet nga dy koleksione të artit. Koleksioni bazë, me 75 vepra të artistit nga Sead Gjokajt, kushëririt të tij nga Podgorica, dhe 18 vepra nga fondi i Galerisë Kombëtare të Kosovës.

“Kjo retrospektivë përfshin vepra të punuara me teknika të ndryshme dhe me shumë mjeshtëri, duke i sistemuar ato nëpër cikle e tematika të veçanta, simbolizmi sintetik, metafizika, robotët, kokat, torzotë, e deri te cikle të ndryshme të pikturave abstrakte”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryeparlamentari Glauk Konjufca, ministri Hajrulla Çeku, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, njëherësh edhe ministër për Zhvillim Ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, ‎Jeffrey M. Hovenier, ai i Malit të Zi, Bernard Çobaj, i Shqipërisë Petrit Malaj, kuratori Shkëlzen Maliqi, krijues të artit dhe artdashës.

Në këtë ekspozitë fjalë rasti mbajtën kryeparlamentari Konjufca, zëvendëskryeministri Gjeloshaj dhe kuratori Maliqi, të cilët dhanë vlerësime pozitive për veprat e artistit Gjokaj, duke theksuar se ishte piktor autentik dhe origjinal në universin e artit botëror.

Ndryshe, ekspozita është përkrahur nga MKRS dhe do të jetë e hapur për publikun deri më 7 korrik.



Observerkult


Lexo edhe:

NË GALERINË KOMBËTARE U HAP EKSPOZITA PERSONALE E EDI HILËS

Është hapur së fundmi në hapësirat e Galerisë Kombëtare ekspozita personale e Edi Hilës e kuruar nga Shkëlzen Maliqi e titulluar “A4 Print”.

Ekspozita me skica në letër formati A4 që piktori Edi Hila i ka shfrytëzuar si makete për realizimin e pikturave, nuk është paraqitje publike e zakonshme.

Aq më shumë që pikturat tashmë janë parë nëpër galeri e bienale prestigjioze dhe reflektuar e komentuar në libra e katalogë.

Edi Hila ka lindur në Shkodër, ndërsa jeton dhe punon në Tiranë. Veprat e tij i ka ekspozuar në galeri të artit në shumë qytete të botës, përfshirë këtu në Athinë, Varshavë, Vjenë, Milano e të tjera.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


U HAP EKSPOZITA “NGJARJA E NJË FIJEJE. NARRATIVAT GLOBALE NË TEKSTIL”

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës është hapur mbrëmë ekspozita “Ngjarja e Një Fijeje. Narrativat Globale Në Tekstil”. Kuratorë të kësaj ekspozite janë Inka Gressel, Susanne Weiß dhe Hana Halilaj.

Përmes kësaj ekspozite pasqyrohen teknikat tradicionale të tekstilit, shfaqjen e marrëdhënieve globale dhe përpunimin e historive kulturore dhe industriale në tekstil.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult