Hapet ekspozita “Rrofsh sa malet”

sa malet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në hapjen e ekspozitës “Rrofsh sa malet” në Galerinë e Fakultetit të Arteve në kryeqytet.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se pikturat e ekspozitës “Rrofsh sa malet” do të ju çojnë në një udhëtim vizual kah e bukura dhe e mrekullueshmja e peizazheve natyrore.

“Një ekspozitë e cila pasqyron natyrën të cilën vetëm duart e arta të artistëve të rinj si, Hysni Krasniqi, Zymer Mulliqi, Miradije Ramiqi, Anton Krasniqi, Bajram Mehmeti, Zana Ramadani, Agron Blakcori, Vigan Nimani dhe Merita Malloku dinë ta bëjnë”.

” Ekspozita u kurua me mjeshtëri nga kuratorja e cila na nderoi me prezencën e saj, Ovul Durmusoglu, në bashkëpunim me Balkan Artists e Blerta sejdija për Fondacionin Ramë Lahaj. Ta ruajmë natyrën, tokën tonë aq sa malet, kjo është edhe porosia e ekspozitës e cila do të jetë e hapur në Galerinë e Fakultetit të Arteve deri më 31.07.2023″ , ka shkruar Rama.

Ai tha se të hyrat nga shitja e pikturave do të shkojnë për “The Artists”  dhe në Fondacionin Ramë Lahaj dhe dedikohen për mbështetjen e artistëve të rinj të muzikës.

ObserverKult