
Me rastin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, heroizmit dhe flijimit të komandantit Adem Jashari dhe familjes Jashari, Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka hapur ekspozitën kushtuar veprës heroike dhe rënies së Jasharëve të Prekazit.
“Sot, për nder të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, heroizmit dhe flijimit të komandantit Adem Jashari dhe familjes Jashari, hapëm ekspozitën kushtuar veprës heroike dhe rënies së tyre.
Në këtë ekspozitë janë paraqitur materiale nga fondi i Bibliotekës, gazeta të periudhës dhjetor 1991-mars 1998.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 11 mars 2025.
Gjithmonë do ta kujtojmë me nderim dhe përulësi sakrificën e familjes Jashari dhe të të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e atdheut.
Epopeja e UÇK-së është një ndër ngjarjet më të rëndësishme historike të kombit tonë. Ajo simbolizon rezistencën, sakrificën dhe luftën për liri.
Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!”, shkruhet në faqen në Facebook të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
ObserverKult






Lexo edhe: