Pothuajse pesë vjet pas vdekjes së Prince, muzika e papublikuar e tij do të dalë në treg më 30 korrik. Një pjesë e vogël e thesarit që ndodhet në kasafortën e “Paisley Park”, studioja komplekse e gjeniut nga Minneapolis, do të jetë pjesë e albumit “Welcome 2 America” me dymbëdhjetë këngë të papublikuara të regjistruara në 2010.
Sipas trashëgimtarëve të këngëtarit, “Welcome 2 America” është një dëshmi e shqetësimeve, shpresave dhe vizionit të tij për një shoqëri në ndryshim. Dhe paralajmëron një epokë të ndarjes politike, dezinformimit dhe një beteje të zgjatur për drejtësinë racore. Konkluzioni i Prince është se Amerika është një vend i lirë dhe një shtëpi e skllevërve.
Sipas burimeve pranë artistit, kasaforta përmban mijëra këngë të papublikuara, të mjaftueshme për një album në vit për njëqind vjet. Duket gjithashtu se 70% e muzikës së tij nuk është publikuar kurrë. Dhe prodhimet e tij më të mira mbeten ende të kyçura. Prince vdiq më 21 prill 2016 nga një mbidozë e barnave.