Greqia ka rihapur pallatin antik ku Aleksandri i Madh u bë Mbret i Maqedonisë, rreth 2400 vjet më parë, pasi kompleksi iu nënshtrua restaurimit.
Ndërhyrjet përfshinin gërmimin e vendit, dokumentimin dhe ruajtjen e artefakteve të zbuluara.
Punimet përfshinë 1 mijë e 400 metra katrorë mozaikë, dysheme mermeri dhe disa kolona duke ruajtur pamjen e përgjithshme të rrënojave, deklaroi Ministria e Kulturës e vendit.
- Pallati i Aigait, i njohur zyrtarisht si ‘Metropolia Mbretërore e Maqedonasve’, ishte ndërtesa më e madhe në Greqinë antike, duke mbuluar një sipërfaqe prej rreth 15 mijë metra katrorë.
Ajo u ndërtua kryesisht nga babai i Aleksandrit të Madh, Filipi II i Maqedonisë në shekullin e 6 para Krishtit.
Pushtimet e tij vendosën themelin për ndikimin grek në pjesën lindore të Detit Mesdhe për 1000 vitet e ardhshme.
Romakët e shkatërruan pallatin në vitin 148 Para Erës Tonë, dhe ai u plaçkit shpesh në vitet e ardhshme.
Për ndërhyrjen e plotë Qeverisë greke iu deshën 16 vjet, me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe më shumë se 20 milionë euro, sipas Ministrisë Greke të Kulturës.
“Ajo që po bëjmë sot është një ngjarje me rëndësi globale dhe shtrirje ndërkombëtare si ruajtës të kësaj trashëgimie të çmuar kulturore, duhet ta mbrojmë atë, ta nxjerrim në pah, ta promovojmë dhe në të njëjtën kohë të zgjerojmë horizontet e zbuluara nga çdo aspekt i ri”, është shprehur kryeministri grek Kyryakos Mitsotakis. / oranews.tv
ObserverKult
Lexo edhe:
AHMET SELMANI: DORUNTINA NUK E PRET KONSTANDININ
(ose ardhja mbi krahët e një ylli të qeshur)
Tanimë
Doruntina nuk e pret Kostandinin
të ngrihet nga varri
e të shkojë ta marrë me kalë
ajo brof vetë si një flutur prej hëne
dhe vjen mbi krahët e një ylli të qeshur
me shpejtësi ere
duke shkelur me këmbë gojëdhënën
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult