Hapet pavijoni i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë në Festivalin e Kanës

Kosova dhe Shqipëria kanë hapur pavijonin e përbashkët në Marché du Film në Kanë, ngjarjen më të madhe të industrisë së filmit në botë.

Nën organizimin e Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë, pavijoni në International Village Riviera (Pavilion 137) do të jetë vendtakimi i producentëve, regjisorëve dhe profesionistëve të industrisë nga të dy vendet, të cilët po përfaqësojnë kinematografinë tonë në nivel ndërkombëtar.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje është mundësi e jashtëzakonshme për prezantimin e krijimtarisë sonë filmike, ndërlidhjen me rrjete ndërkombëtare dhe hapjen e rrugës për bashkëprodhime të reja.

ObserverKult


Lexo edhe:

QENDRA KINEMATOGRAFIKE E KOSOVËS MERR NË PRONËSI “‘KINO ABC”