Hapet sot Panairi i Librit në Prishtinë

Sot hapet Edicioni i 23-të i Panairit të Librit në Prishtinë. Organizatorët e këtij panairi kanë bërë të ditur së në këtë edicion pritet të marrin pjesë mbi njëqind (100) shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e më gjerë. Në panair do të prezantohen mbi dymijë botime të reja.

Me moton “Libri triumfon”, sot do të hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit i cili mbahet në ambientet e Pallatit të Rinisë. Ky panair është organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.

Organizatori i këtij panairi, Edon Zeneli, i tha Radio Kosovës se në këtë panair do të prezantohen botimet e mbi 100 shtëpive botuese me mbi dymijë tituj të rinj.

“Janë mbi 80 ekspozues që prezantojnë botimet e mbi njëqind (100) shtëpive botuese, duke e bërë kështu panairin më të madh në termat e botuesve pjesëmarrës. Kemi mbi dymijë tituj të rinj nga panairi i vitit të kaluar të cilët do të jenë të gatshëm për lexuesit”, tha ai.

Ai shtoi se shkrimtari shqiptar me renome botërore, Ismail Kadare, do të jetë prezent në këtë edicion të Panarit dhe vepra e tij do të jetë kryefjala e Panairit të 23-të të Librit në Prishtinë “Prishtina 2023” .

“Ismail Kadare do të jetë prezent që nga dita e parë që në hapje të Panarit të 23-të. Por pashmangshëm kryengjarja e këtij Panairi është botimi i kompletit të veprës së tij dhe prania e tij.

Kadare ka vendosur që veprën e vet letrare në 7 vëllime ta kurorëzojë pikërisht në Prishtinë në Panairin e 23-të të Librit”, tha ai.

Sipas Zenelit në këtë edicion do të jenë dhjetëra promovime librash në Sallën e Promovimeve, dhjetëra autorë në stenda që bashkëbisedojnë dhe nënshkruajnë librat e tyre për lexuesit.

Takime ndërmjet përkthyesve, redaktorëve, botuesve e të gjithë profesionistëve të librit.

Edicioni i 23-të i këtij panairi do të mbahet nga data 6 deri më 11 qershor në Pallatin e Rinisë në Prishtinë./ Radio Kosova

ObserverKult


Lexo edhe:

HAPET PANAIRI I LIBRIT NË PRISHTINË, PJESËMARRËS MBI 100 BOTUES

Hapjen e panairit të 22-të të librit në Prishtinë u konsiderua ngjarje të rëndësishme ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Në hapjen e këtij panairi me moton “Libri mbron mendjen”, Çeku tha se ndjehet i inkurajuar me punën që është duke u bërë.

Kjo sa i përket propozimit të reformës për të ndërtuar një politikë ndaj librit.

“Jam shumë i gëzuar që ky rikthim po ndodh pas një pauze të konsiderueshme.

Komuniteti është mjaft mirë i organizuar. E kjo ngjarje e ka marr epitetin e një ngjarje të rëndësishme.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult