“Harku i Triumfit” i mbështjellë me pëlhurë shndërrohet në vepër arti

Është përfunduar me sukses “Harku i Triumfit” një vepër arti e përkohshme për Parisin.

Projekti do të mund të ekspozohet për 16 ditë deri më 3 tetor 2021.

Ky projekt i artistit @ChristoJeanneClaude ka qenë projekti i fundit i iniciuar para vdekjes së tij dhe me shumë sukses më në fund është përfunduar, transmeton ‘rtklive’.

“Harku i Triumfit” është i mbështjellë me 25.000 metra katrorë pëlhurë të riciklueshme në ngjyrë blu të argjendtë, dhe me 3.000 metra litar të kuq.

Pamjet mbreslënëse të kësaj vepre flasin vetë…

LEXO EDHE: Pse Van Gogu zgjodhi Parisin për vetëvrasje?

Kur Vincent van Gogh zbriti nga treni, ditën e 20 majit 1890, shkeli në tokën ku edhe do të varrosej.

Ai mbërriti në Auvers-sur-Oise, një fshat rreth 35 km nga Parisi, në kërkim të qetësisë për krizat e shpeshta mendore. Për thuajse dy muaj, dukej se tashmë e kishte gjetur lehtësimin që kërkonte.


Kjo ishte një nga periudhat më pjellore të jetës së tij artistike: 72 piktura, 33 vizatime dhe një gdhendje dolën në dritë falë imagjinatës së tij revolucionare, shumë prej tyre ishin pamje të këtij qyteti piktoresk, transmeton ‘konica.al’.

Sidoqoftë, “demonët u rikthyen” duke shënuar kështu, luftën përfundimtare të artistit. Më 27 korrik, pasditen e të dielës, artisti doli në fushë dhe vrau veten me armë. Dy ditë më vonë, ai humbi jetën.

Van Gogh, nuk la asnjë shënim për vetëvrasjen. Trashëgimia e vetme e shtatëdhjetë ditëve të tij të fundit, ishin letrat e famshme që la, por në asnjërën prej tyre nuk fliste për të…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU