Helidon Haliti ka mbi 30 vite që nuk i është ndarë artit, duke u vlerësuar nga kritika si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Është vlerësuar me shumë çmime, por dekorata “Mjeshtër i madh” e ka bërë të ndjehet i plotësuar.
Intervistën e plotë me Helidon Halitin dhënë për ObserverKult mund ta lexoni në vazhdim:
Intervistoi: Lindita Canolli Fejzullahi/ObserverKult
Profesionet në të shumtën e rasteve i trashëgojmë nga familjarët. Edhe tek ju ndodhi kështu, pra ju e trashëguat njërin profesion të babait tuaj, të ndjerit Faslli Haliti, pikturën. Si dhe kur nisët me pikturën. E kishit më të lehtë sigurisht pasi e kishit babanë në krah, në theks të veçantë kur dihet si ishin rrethanat ?
Helidon Haliti: Patjetër që e kam “trashëguar nga babai im, ai ka qenë mësuesi im i parë dhe do të mbetet krijuesi im. Babai më ka qëndruar shumë pranë që në fillimet e mia ku isha dhe jo shumë i disiplinuar pasi nuk pikturoja sistematikisht dhe ai shqetësohej nga kjo dhe më thoshte: Arti të do të gjithin për vete dhe nëse e lë të lë. Madje ai dyshonte nëse unë do të arrija të pikturoja aq sa duhet që të ngjizesha si piktor ndërsa unë në shkollë të mesme nuk rreshja së pikturuari.
Përfunduat studimet në Tiranë, por pas disa vitesh ikët një kohë Greqi, ku keni punuar në profesionin e juaj. Pse u kthyet përsëri në Shqipëri, nuk e gjetët hapësirën e juaj atje si artist, apo çka nuk shkoi?
Helidon Haliti: Pasi mbarova studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë edhe pse në një periudhë tejet të shqetësuar për Shqipërinë pasi ajo po ndërronte sistem dhe shqetësimet sociale binin ndesh me ato artistike mua më duhet të përqëndrohesha në pikturim edhe pse nuk isha pjesëmarrës në ndryshimet dhe në përqafimin e demokracisë të cilën mezi e prisja pasi që babai im ishte i dënuar nga diktatura për një poemë ”Dielli dhe rrëkerat”.
Isha me fat pasi kisha pedagogë shumë të mirë që nga i urti Jorgji Gjikopulli, i mençuri Edi Hila dhe multidimensionali Edi Rama i cili me radhën e tij na bënte biseda tejet të përparuara për kohën dhe më shumë përpiqej të përmbyste gjithçka të vjetër dhe të kontribuonte në zhvillimet demokratike ndërsa klasa jonë ishte me studentë shumë të talentuar.
Pa e mbyllë universitetin u largova me shumë uri për në Greqi ku u ktheva rishtazi pas 3 muajve për të mbaruar Diplomën ndërkohë që Shqipëria lëngonte nga trazirat dhe bëhej gati të çirrej për shumë vite me radhë.
Unë u largova “përfundimisht” për në Greqi me të fejuarën time për të jetuar rreth 15 vite atje , por pas lindjes së djalit të madh filloi të më merrej fryma dhe vendlindja më thërriste pasi nuk do të pranoja kurrë që djali im të shkonte në shkollë ku do e thërrisnin”koloalvane”.
U ktheva në Shqipëri me shumë energji dhe pa e kthyer kokën pas edhe pse në Greqi kam organizuar shumë ekspozita cilësore me artistë si Arben Bajo apo Artur Muharremi të cilët po ashtu ishin kthyer në Shqipëri rishtazi.
Jeni për tre dekada në botën e artit. Çka mësuat ju në krejt këto vite?
Helidon Haliti: Shqipëria ishte dhe është një vend më mendjehapur dhe më i avancuar në disa drejtime dhe ne pas kthimit u morëm me ndërtimin si kontribut të një muzeu privat ”Mezuar”, investim i një biznesmeni vlonjat dhe temat e mia si emigrimi apo kthimi në mitologji më spikatën dhe u përqafova tej mase nga populli im, mediat apo koleksionistët.
Shumë i pranishëm në media dhe në ekspozita kolektive arrita të bëj ekspozitën time të parë private pranë muzeut “Mezuraj”, më pas pranë popullit vëlla të Kosovës ku u prita shumë mirë në dimrin e 2009-së ku dhe kam kontribuar rishtazi me pjesëmarrjen time në disa simpoziume në disa qytete të ndryshme të Kosovës.
Ndërkaq, edhe pse pas kaq vitesh po e gjej të bllokuar Galerinë Kombëtare të Kosovës (GKK) për të bërë një ekspozitë personale si për të thënë që Shqipëri, Kosova i ”ha” fëmijët e vet dhe më vjen shumë keq për këtë gjë, pasi vë re një ngërq shumë të madh në përqafimin e artit tim pranë atyre institucioneve.
Në pikturat e mëhershme ju pikturoni emigrimin, dramat ose ngjarjet që e përshkonin atë kohë. Po viteve të fundit cilat janë tematikat që ju ‘ngacmojnë’ më shumë?
Helidon Haliti: Kam mbi 30 vjet që pikturoj intensivisht dhe kam kaluar periudha të ndryshme duke qëndruar me insistim në “realizmin magjik” siç edhe ka theksuar Shkëlzen Maliqi në shkrimin për ekspozitën time personale në Prishtinë, në Muzeun Kombëtar.
Unë jetoj me shqetësimet e kohës dhe e shpreh atë në pikturë por një pjesë të madhe zë edhe peizazhi gjeografik në teknikën e akuarelit ku dhe kam ekspozuar në më shumë se 69-70 vende të botës si dhe kam demonstruar Live përpara studentëve dhe artëdashësve. Por, gjithsesi ka spikatur ekspozita ime e vitit 2012 në GKA me fabulat si një kthim në fëmijëri.
Gjithashtu edhe ekspozita ime personale “Ende në jetë” pas Covidit në 2021 e cila edhe më ka plotësuar si artist. Tani nuk po e gjej veten pasi Shqipëria lëngon në artin pamor dhe sallat e ekspozimit mungojnë sepse gjithçka është në rikonstruksion dhe është “pushtuar” nga një frymë negative si për të shqelmuar piktorët e penelit dhe më vjen keq që të njëjtin fenomen e shoh edhe në Prishtinë.
Por, unë jam insistues dhe nuk ndaloj së pikturuari dhe kontribuari si në organizimin e Bienales së akuarelit për herë të parë në Shqipëri dhe në Festivalin e pikturës murale ku po e fusim Shqipërinë në hartën botërore.
Sa lehtë të ‘komunikueshme’ me publikun janë pikturat e juaja?
Helidon Haliti: Jam pritur shumë mirë nga publiku i kryeqytetit pasi është një publik tashmë nga të gjitha qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë apo të trevave.
Mënyra ime e të shprehurit, të ndjerit dhe të menduarit përkon me një gamë të gjerë njerëzish edhe pse arti në dukje i “takon” elitës. Por, prania e mijëra artëdashësve në ekspozitat e mia është përgjigjja më e mirë.
“Pikturat e Helidon Halitit e bëjnë njeriun të ndalet para tyre, ndoshta pa ditur as emrin, moshën apo vendlindjen” , ka thënë Kadare. Cili është komenti juaj lidhur me këtë vlerësim?
Helidon Haliti: Ismail Kadare ka shkruar për mua si dhe pothuajse të gjithë personalitetet e spikatura dhe mua nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i pikturoj portretet e tyre në të ardhmen. Kontributi i askujt nuk shkon kurrë dëm.
Qyteti ku jetoni, si do ta përshkruanit në kuptimin artistik?
Helidon Haliti: Tirana është tashmë një metropol i plotë dhe unë e gjej veten shumë mirë pasi është e zhurmshme në qendër por shumë pitoreske dhe e qetë në rrethina.
Tirana ka nevojë për më shumë hapësira ekspozimi dhe atëherë unë do ndjehem 100 % gati të jap maksimumin absolut.
Po vendlindjes suaj Lushnjës i keni realizuar ndonjë pikturë?
Helidon Haliti: Qyteti im i Lushnjës ka qenë një fymëzim i jashtëzakonshëm në rininë time ku e përshkruaj si perëndimi më i bukur në botë dhe kam pikturuar peizazhe të pa numërta në akuarel dhe bojëra vaji.
Ajo që më mbetet në kokë është një ‘ngjyrë e gjelbërt e cila për mua gjendet vetëm në Lushnje’
Artisti më i mirë në artin pamor sipas jush, kush është?
Helidon Haliti: Piktori më i mirë shqiptar sipas meje është jo një emër por një shkollë e tërë dhe ajo është shkolla shqiptare si një produkt autentik në periudhën e socralizmit dhe vijon edhe sot. Do ishte e tepërt të përmendja vetëm një emër.
A mendoni se shumë shpejt nuk do të kemi bojëra më dhe pikturat do të bëhen krejt në mënyrë virtuale. Më mirë, apo jo, mendoni ju?
Helidon Haliti: Piktura tradicionale nuk vdes kurrë dhe do të jetoj paralel me artet konceptuale si dhe ato aplikative pasi industritë e bojërave investojnë shumë në këtë pikë dhe arti fizik nuk mund të zëvëndësohet kollaj.
Cilën e konsideroni si pjesën më të vështirë të profesionit tuaj?
Helidon Haliti: Pjesa më e vështirë në profesionin tim është marrëdhënia me galeritë, kërkesat për ekspozim apo shitja e punimeve gjë që nuk duhet ta bëj artisti nëse ai e mendon këtë, por më e mira është që një artist të mos i mendoj fare këto gjëra por të merret me artin e tij si pjesë e një plotësimi shpirtëror dhe jo si produkt.
Pra, artisti duhet të ndaj pjesën e arrivizmit me misionin e pastër të artistit. Dhe nëse e bën këtë nuk ka asnjë vështirësi gjë që në fakt eleminohet deri në zero në shoqëritë e civilizuara ku artisti vlerësohet po aq sa arti.
Kur e di piktori që një pikturë përfundoi, sepse laramania e ngjyrave po ta shikosh nganjëherë duket sikur nuk ka kufi, nuk dihet ku i vihet ‘pika’?
Helidon Haliti: Arti nuk përfundon kurrë, pra sipas një thënie edhe të Leonardo Da Vinçit, një vepër arti nuk përfundon kurrë veçse kur ne e braktisim atë.
Me cilat ngjyra punoni ju, cilën teknikë. Cila teknikë është ‘mbretëresha’ , mendoj ajo që i ka rezistuar kohës, e bukura, më e kërkuara, apo më e pëlqyera për ju?
Helidon Haliti: Unë i punoj pothuajse të gjitha mediumet që nga bojërat e vajit, akuarelet, akriliku, tempera, guashi, batiku etj., por më i spikatur në botë kam qenë me akuarelin dhe dashuria ime për të bërë vepra të mëdha muzeale është vaji.
Jeni fitues i disa çmimeve, sa ju kanë ndryshuar karrierën…
Helidon Haliti: Jam fitues i shumë çmimeve si në Shqipëri dhe në botë, madje më të lartat për momentin por kjo nuk ka ndryshuar asgjë pothuajse në jetën time madje kur kthehesha nga Kina apo Holanda, e të tjera vende ndërkohë që kisha marrë një çmim dhe zbrisja në Rinas më dukej sikur “kisha bërë faj”.
Por, titulli që më dha presidenti i Republikës”Mjeshtër i madh” më ka emocionuar shumë dhe ndjehem shumë i plotësuar.
Më shumë preferoni ekspozitë në një hapësirë publike më afër publikut apo në Galeri?
Helidon Haliti: Gjithmonë jam pranë publikut, pra përditë si në rrjete sociale, media apo ekspozita kolektive.
Por, do të ndjehesha më mirë në hapësira të mbyllura të cilat nuk ndodhen akoma në Shqipëri apo në trevat e saj, të tilla kam bërë vetëm jashtë dhe kryesisht në Kinë ku hapësirat ishin sugjestionuese ku vetëm në ëndërr e mendoja se do të ekspozoja por ja që u bë realitet.
Ndërsa sot ëndërroj të kem një të tillë timen ku publiku të vi pranë meje dhe të shohë veprat live.
Çfarë dëshirash ruani ‘në sirtar’ ndoshta ende të papërmbushura për karrierën e juaj?
Helidon Haliti: Ëndërra ime është të bëj një koleksion timin,një qendër arti, rezidencë artistësh ku të ftoj artistë dhe artëdashës nga e gjithë bota e të pikturojmë, bisedojmë dhe të ekspozojmë së bashku. /ObserverKult
Lexo edhe:
TOM WAITS: SHTËPIA KU NUK JETON ASKUSH
Ёshtё njё shtёpi nё bllokun tim
Qё ёshtё e braktisur dhe e ftohtё
Njerёzit u larguan prej saj
Shumё kohё mё parё
Dhe i morёn tё gjitha gjёrat e tyre
Dhe kurrё mё nuk u kthyen
Duket sikur ёshtё e nemur
Me dritare tё krisura
Dhe tё gjithё e quajnё atё
Shtёpia, shtёpia ku askush nuk jeton
Dikur aty dёgjoheshin tё qeshurat
Dikur aty ёndёrrohej
A i hodhёn ata tё gjitha
A e dinin se ҫfarё do tё thotё
A iu thye dikujt zemra
Apo dikush ka bёrё diҫka tё keqe
Epo boja ishte e gjitha e plasaritur
Ishte rrjepur nga druri
Letrat ishin stivosur nё verandё
Ku qёndrova
Dhe barёrat e kёqija ishin rritur
Po aq lart sa dera
Kishte zogj nё oxhak
Dhe njё komodё e vjetёr
Duket se askush nuk do tё kthehet kurrё mё
Nё shtёpinё ku askush nuk jeton
Dikur aty dёgjoheshin tё qeshurat
Dikur aty ёndёrrohej
A i hodhёn ata tё gjitha
A e dinin se ҫfarё do tё thotё
A iu thye dikujt zemra
Apo dikush ka bёrё diҫka tё keqe
Kёshtu qё nёse gjeni dikё
Dikё pёr ta pasur, dikё pёr ta mbajtur
Mos e ndёrroni me argjend
Mos e ndёrroni me ar
Unё i kam tё gjitha thesaret e jetёs
Dhe ato janё mirё dhe ato janё pёr bukuri
Ato ma pёrkujtojnё se shtёpitё
Janё tё ndёrtuara sall prej druri
Ҫfarё e bёn njё shtёpi madhёshtore
Nuk ёshtё ҫatia apo dyert
Nёse ka dashuri nё njё shtёpi
Ёshtё njё pallat me siguri
Pa dashuri…
Nuk ёshtё gjё tjetёr veҫse njё shtёpi
Njё shtёpi ku nuk jeton askush
Pa dashuri nuk ёshtё asgjё
Pos njё shtёpi, njё shtёpi ku
Askush nuk jeton.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
XHELAL ADEMI: MË FAL, E DASHUR…
Më fal e dashur, një gjë pa bërë
Për ty e mangët mbeti,
S’ta vura emrin askund mbi rërë
Se frikë më ngjalli deti.
Ia pata drojën se vjen i çmendur
Të merr tutje pa shkak,
Andaj në vjersha e kam gdhendur
Me ëndje pak nga pak.
E bëra netëve, pa drojë pra
Përmbi kandil të shkretë,
Mbi flakë të cilit sa herë që ra
U dogj e imja jetë.
I mora dhimbjet, se s’jam nga guri
Apo një lëmsh prej reje,
Kjo flakë e trisht’ sa herë që m’zuri
Më solli afër teje.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult