Shkrimtari amerikan, Henri Miller, dhe shkrimtarja franceze, Anais Nin, edhe pse të dy të martuar, asgjë nuk i ndali të përjetonin një romancë e cila i frymëzoi njëjtë.
Ishte viti 1932 kur të dy u takuan në Paris. Një dashuri me shikim të parë brenda hojeve të çmendurisë dhe epshit. Lidhja e tyre intime zgjati disa vjet.
Në vazhdim do t’ju paraqesim një nga letrat që Anais ia dërgoi Henrit:
“Henri im,
E di çfarë mendoj këto kohë? Mbase për një grua e vetmja e gjë e duhur është që të jetë mbi të gjitha njeri.
Unë kam qenë kryesisht grua, Henri. Dhe kjo më mërzit ndonjëherë. Është e gabuar për një grua të presë një burrë për t’i krijuar botën që dëshiron.
E vetmja dhembje është paaftësia për të rënë në dashuri. E di se cili ishte momenti më i keq i personazheve të mija?
Kur zbulonin se ishin zot të fatit të tyre dhe kur nuk mund ta akuzonin më atë, ishin të dëshpëruar.
Jeta zvogëlohet, Henri, ose zmadhohet në raport me guximin e secilit. Mos kërko pse-në, në dashuri nuk ka pse, as logjikë as shpjegim apo zgjidhje.
Hidhi ëndrrat e tua në pafundësi si një balonë që nuk e di se çfarë do të sjellë, një jetë të re, një mik të ri, një dashuri të re apo një vend të ri.
Nuk e kam kuptuar kurrë se përse nuk i shohim gjërat ashtu siç janë, por i shohim ashtu siç jemi ne. Pse kështu kur e vetmja gjë që mund të kthejë gjithçka në ar është dashuria.
E vetmja magji kundër vdekjes, plakjes, rutinës është dashuria. Po e shtyj vdekjen duke jetuar, Henri dhe duke vuajtur. Duke bërë gabime, duke rrezikuar dhe duke humbur.
Çdo ditë Henri, çdo ditë kështu.
Nuk ka nevojë për opium apo jo? A nuk është e bukur dhe e trishtë e gjitha ç’të thash Henri? Jemi me fat sa kohë ëndërrojmë.”
ObserverKult
——————
Lexo edhe:
Henri Miller: Çdo gjë para së cilës mbyllim sytë shërben për të na mposhtur neve në fund
ObserverKult