Herbert: Dashuria e pashprehur është si vera e mbajtur në shishe: nuk e shuan etjen…

ObserverKult ua sjell disa thënie të George Herbert:

Pasqyra më e mirë është miku i vjetër.

Fjalët e mira vlejnë shumë e kushtojnë pak.

Duaje komshinë, por mos e shemb avllinë.

Varfëria nuk është mëkat.

Askush nuk e njeh peshën e hallit të tjetrit.

Njeriu i mençur nuk shqetësohet për gjërat që s’mund të ketë.

Dashuria e pashprehur është si vera e mbajtur në shishe: nuk e shuan etjen.

Mos fol për borxhet e mia nëse s’ke ndër mend t’i paguash.

Edhe një armik i vetëm është i tepërt.

Kush mund të gjuajë shqiponja me pëllumba?

ObserverKult

———————————-

LEXO EDHE: KAM VENDOSUR TË RRI NË ME DASHURI. URREJTJA ËSHTË NJË BARRË SHUMË E MADHE PËR TË MBAJTUR…

ObserverKult ua sjell disa thënie të Martin Luther King:

Ai ligj i vjetër për ‘një sy për një sy’ i lë të gjithë të verbër.

Kam vendosur të rri në me dashuri. Urrejtja është një barrë shumë e madhe për të mbajtur.

Dashuria është forca e vetme e aftë për të shndërruar një armik në një mik.

Ne do të kujtojmë jo fjalët e armiqve tanë, por heshtjen e miqve tanë.

Ka edhe një arsye tjetër pse duhet t’i doni armiqtë tuaj, dhe kjo është sepse urrejtja shtrembëron personalitetin e urrejtësit.

Askush nuk e di pse janë gjallë derisa të dinë se për çfarë do të vdesin.

Koha është gjithmonë e duhur për të bërë atë që është e drejtë.

Jetët tona fillojnë të përfundojnë ditën kur heshtim për gjërat që kanë rëndësi.