Nga Hermann Hesse:
Jeta e çdo njeriu është rruga për tek vetja. Asnjë njeri s’ka qenë kurrë krejtësisht ai vetë; megjithatë, secili synon të bëhet ai, njëri kështu e tjetri ashtu, secili sipas mënyrës së vet.
Secili mban deri në fund mbeturinat e lindjes së tij, gëlbazën dhe lëvozhgën e një lashtësie.
Disa nuk arrijnë të bëhen kurrë njerëz, mbeten bretkosa, hardhuca, buburreca. Disa lart janë njerëz e poshtë peshq.
Por secili është pjellë e natyrës, pra të gjithë kemi prejardhje të njëjtë, të gjithë rrjedhim nga e njëjta rrugë; mirëpo secili synon qëllimet e tij. Ne mund ta kuptojmë fare mirë njëri-tjetrin, por ama secili flet për veten e vet.
ObserverKult
—————————-
LEXO EDHE:
Herman Hesse: Vetë jeta është vetmi…
Të ecësh çuditshëm në mjegull
E vetme çdo shkurre e çdo gur
Pemët njëra-tjetrën s’e shohin,
Secila ngjason me një murg
Plot miq ish dikur bota ime,
Kur jeta qe mbushur plot dritë
Dhe ja, më pas bie mjegulla…
…nuk më shohin më sytë
Askush nuk e ka urtësinë,
Ta ndjejë terrin që vjen
Ai ngadalë e në heshtje
Të vetëm të gjen
Të ecësh çuditshëm në mjegull
Vetë jeta është vetmi
Askush nuk e njeh më tjetrin,
Secili vetëm rri…
*Titulli i origjinalit: “Në mjegull”
Përktheu: Juliana Vogli
——————–
LEXO EDHE:
Herman Hesse: Ika nga ti…
ObserverKult