Hermann Hesse: Disa nuk arrijnë të bëhen kurrë njerëz…

Hermann Hesse

Nga Hermann Hesse

…Jeta e çdo njeriu është rruga për tek vetja. Asnjë njeri s’ka qenë kurrë krejtësisht ai vetë; megjithatë secili synon të bëhet ai, njëri kështu e tjetri ashtu, secili sipas mënyrës së vet. Secili mban deri në fund mbeturinat e lindjes së tij, gelbazën dhe lëvozhgën e një lashtësie.

Disa nuk arrijnë të bëhen kurrë njerëz, mbeten bretkosa, hardhuca, buburreca. Disa lartë janë njerëz e poshtë peshq. Por secili është pjellë e natyrës, pra të gjithë kemi prejardhje të njëjtë, të gjithë rrjedhim nga e njëjta rrugë; mirëpo secili…i synon qëllimet e tij. Ne mund ta kuptojmë fare mirë njëri-tjetrin, por ama secili flet për veten e vet…..

(Shkëputur nga libri “Demian” i Hermann Hesse)

ObserverKult  


Hermann Hesse

Lexo edhe:

HERMANN HESSE: NË MJEGULL

Çudi, në mjegull kur ia beh!
Çdo ferrë e gur është i shkretë,
Asnjë pemë tjetrën s’e sheh,
Secila është vetë.

Botën e kisha plot shokë,
Kur jeta ime ishte e bukur;
Tani që mjegulla ra përtokë,
Të gjithë janë zhdukur.

Vërtet s’është i mençur,
Ai që terrin s’e ka parë,
Që me pahir dhe heshtur
Nga të gjithë e ka ndarë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


HERMANN HESSE: SA E HIDHUR QENKA TË JESH PA TY…

Poezi nga Hermann Hesse

Jastëku më vështron ngultas gjatë natës
Unë i braktisur si një gur varri;
Se kisha menduar kurrë se sa e hidhur qenka
Të jesh i vetmuar,
Dhe të mos dremis në flokët e tu

I vetëm qëndroj n’këtë shtëpi që nuk bëzan
Llamba e varur lart errësohet
I shtrij duart butësisht
Që t’mi mbërthesh në të tuat
Dhe ngadalë, me gojën prush, vazhdoj drejt teje
Por e puth veten e flashkët e të dërrmuar

Pastaj befas zgjohem
Përreth meje nata e ftohtë vazhdon të çajë para
Një yll shkëlqen pastërtisht në dritare –
Ku është floku yt i bardhë,
Ku është goja jote e ëmbël?

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult