Hervin Çuli: Neritan Liçaj do jetë aktor i përjetshëm në TK, mos u merrni me haluçinacione

Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli mohon kategorikisht që të ketë një vendim për pushim nga puna të aktorit të njohur Neritan Liçaj, i cili është një nga zërat kritik për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Çuli deklaroi se Liçaj do të jetë përjetësisht në teatër, por duke zbatuar rregullat e institucionit.

Nga ana tjetër, drejtori i Teatrit Kombëtar tregoi edhe vështirësitë për ndërtimin e skenograsë së premierës “Xhelatët” pasi një pjesë dekori është ribërë  për shkak se protestuesit kane uzurpuar teatrin dhe punishten duke mos lejuar punonjësit që të marrin pjesë dekori nga teatri.
Ndërkohë që aktori Neritan Liçaj do të jetë pjesë e kastit në katër premierat e sezonit artistik të Teatrit Kombëtar. /tema