Hetimi për prishjen e Teatrit Kombëtar, nis marrja në pyetje e personave të përfshirë

SPAK ka nisur të marrë në pyetje personat, në lidhje me hetimin për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka bashkuar në një çështje të vetme 6 kallëzimet e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Aleanca ka kërkuar që të hetohet prishja e Teatrit ka depozituar kohë më parë një padi penale në SPAK kundër ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe kryebashkiakut Erion Veliaj pasi sipas tyre kanë kryer veprën penale ”Vrasje të mbetur në tentativë” mëngjesin e 17 Majit.