Hidhen themelet e Teatrit të Ri, vijon puna për shtëpinë e re të aktrimit në Tiranë

Puna për hapjen e themeleve të Teatrit të Ri në Tiranë po ecën me ritme të mira.

Makineritë e rënda kanë nisur punën për themelet e shtëpisë së re të aktrimit, e cila është konceptuar si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë. Projekti i arkitektit me famë botërore, Bjarke Ingels, ofron një ndërtesë me dizajn modern, që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për teatrin, por edhe për publikun.

Teatri i Ri do të ketë hapësira të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Gjithashtu, një skenë teatri prej 630 metra katror dhe dy salla Black Box prej 200 metra katror secila.

Për artistët do të ketë edhe një hapësirë prej 200 metra katrorë, që do përdoret si sallë ndërrimi. Një tjetër sallë provash prej 200 metrash katrorë, tualete dhe dushe, si dhe një dhomë të gjelbër.

Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj. Po ashtu, do të ketë sallë kursesh dhe të gjitha facilitetet për publikun./ATSH


Lexo edhe:

ERION VELIAJ: PIRAMIDA DHE TEATRI I RI KOMBËTAR, SUPER VEPRA NË TIRANË

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj renditi disa nga projektet që po zhvillohen në Tiranë, ku veçoi Piramidën, Teatrin e ri Kombëtar apo korpusin e Qytetit Studenti.

“Ne kemi disa projekte në zhvillim. Piramida është drejt përfundimit dhe do jetë një nga super veprat në Tiranë. Një investim i jashtëzakonshëm i qeverisë shqiptare, fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Bashkisë së Tiranës.

Duam që Tirana të bëhet Tel-Aviv i Ballkanit. Do të vazhdojmë projektet për fëmijë. I kemi dhënë qytetit disa hapësira shumë shumë dinjitoze. Liqeni Tiranës, Liqeni Farkës, kopshti Zoologjik, Bulevardi i Ri, Pazari, Kalaja…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU