Ish-senatorja dhe sekretarja e shtetit Hillary Clinton ka folur edhe njëherë për tradhtinë e burrit të saj në një trailer për një shfaqje të re televizive të quajtur ‘Gutsy’.
“Gutsy” është një serial i ri, shfaqë biseda me gra të guximshme, shkruan The Guardian.
Clinton pyetet nga Rev Whittney Ijanaten, një specialiste në martesat, rreth për vendimit të saj për të qëndruar me Bill Clinton pas ekspozimit të lidhjes së tij me ndihmësen e Shtëpisë së Bardhë, Monica Lewinsky.
Ijanaten duke pyetur konstaton : “Ju keni një martesë që është shfaqur në publik që në fillim. Ju thatë se gjëja më e guximshme që keni bërë ndonjëherë ishte të qëndroni në martesën tuaj.”
Clinton pajtohet se qëndrimi me bashkëshortin e saj ishte “guximtar” dhe shton: “Kjo nuk do të thotë se është e drejtë për të gjithë”.
‘Gutsy’ do të transmetohet në Apple TV dhe është një bashkëpunim midis Clinton dhe vajzës së saj Chelsea, bazuar në një libër që shkroi dyshja, titulluar ‘Libri i Grave Gutsy: Historitë e preferuara të guximit dhe qëndrueshmërisë’.
Mirëpo Hillary përgjatë kohës kishte ndërruar shpesh deklaratat rreth çështjes Lewinski
Kohë më parë në episodin e tretë të dokumentarit, të quajtur “Vendimi më i vështirë”, u tregua me detaje se si ka reaguar Hillary Clinton pasi ka mësuar lajmin për lidhjen seksuale të bashkëshortit të saj dhe ish-praktikantes së Shtëpisë së Bardhë.
Në janar të 1998, lajmi u bë publik në “The Drudge Report” dhe në “The Washington Post”. Asokohe, Bill mohoi gjithçka që kishte ndodhur me Lewinsky, jo vetëm publikisht, por edhe privatësisht.
“Bill erdhi herët në mëngjes në dhomë dhe u ul anash shtratit dhe më tha: ‘Më duhet të të them diçka. Sot në gazeta do të publikohet historia e një praktikante që tregon se ka pasur marrëdhenie me mua’. Unë sapo isha zgjuar nga gjumi dhe e kisha të vështirë ta kuptoja çfarë po më tregonte. Dhe po i thosha: ‘Çfarë po flet? Çfarë është kjo? Çfarë do të thuash?’. Dhe ai më tha se nuk ishte e vërtetë, thjesht ishte treguar shumë i sjellshëm me të dhe se i kishte kushtuar më shumë vëmendje seç duhej”, ka rrëfyer Hillary Clinton në dokumentar, transmeton ObserverKult.
“Ai ishte shumë këmbëngulës dhe bindës”, shtoi ajo, duke treguar se atëherë mendonte se kjo ishte një taktikë tjetër e Ken Starr për të rrëzuar bashkëshortin e saj.
Më pas Hillary ka treguar se është ndjerë e shkatërruar në momentin kur Bill pranoi se kishte pasur një lidhje dashurie me Monica Lewinsky.
“Ndihesha e lënduar. I thashë atij: ‘Nuk mundem ta besoj këtë gjë. Nuk mundem ta besoj që gënjeve’. Ishte e tmerrshme dhe i thashë se nëse çështja bëhej publike duhej t’ja tregonte patjetër vajzës sonë, Chelsea”, ka kujtuar Hillary.
Ata kanë treguar se më pas së bashku me vajzën e tyre Chelsea ishin futur në terapi, pavarësisht se për Bill ishte një nga gjërat më të vështira që kishte bërë ndonjëherë.
Hillary Clinton: ”Kjo është arsyeja e vetme pse fala tradhtinë e Billit
ObserverKult ju sjell në kujtesë një intervistë për CNN, ku Hilary tregoi se edhe pse u poshtërua publikisht, ajo vendosi të mos i jap fund martesës.
“Në ditët më të vështira e pyesja veten: A e dua ende atë njeri? A mund të vazhdoj të qëndrojë në këtë martesë pa u kapluar nga ndjenja e zemërimit, pendesës, dhe mbylljes në vetvete? Përgjigja gjithmonë ishte PO”.
Dhe kështu çifti Clinton kaloi këtë krizë, dhe vazhduan ta shijojnë jetën e tyre bashkëshortore, në të cilën Hilary thotë se ka dukshëm më shumë ditë të mira, se sa të vështira
Hillary: Lidhja e Billit me Monica Lewinsky nuk ishte abuzim me pushtetin
Hillary Clinton, u kthye po ashtu kundër kritikave se bashkëshorti i saj, Bill Klinton duhet të kishte dhënë dorëheqjen nga Presidenca pas skandalit me Monica Lewinsky.
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit kohë më parë këmbënguli se lidhja e tij jashtëmartesore me sekretaren nuk ishte abuzim me pushtetin dhe se Lewinsky ishte një e rritur.
Hillary Clinton tregon se çfarë do t’i thoshte Lewinsky-t
Ndërsa në një intervistë në televizionin ABC, e intervistuar nga Diane Sawyer, Hillary Clinton u pyet për shumë çështje përfshirë edhe atë të Monica Lewinsky.
Gazetarja e pyeti Clinton se çfarë do t’i thoshte Lewinsky-t tani.
“Epo, do t’i uroja gjithë të mirat,” u përgjigj Clinton.
“Shpresoj që ajo është në gjendje të mendojë për të ardhmen dhe të ndërtojë një jetë në të cilën të gjejë kuptim dhe kënaqësi.”
Përgatiti: ObserverKult