Hiqen shkronjat “ABC” nga oborri i Mësonjëtores në Korçë

Pas rikonstruksionit të ndërtesës emblematike të muzeut kombëtar te arsimit në Korçë është evidentuar zhvendosja e instalacionit te ABC-së nga pjesa qendrore e oborrit.

Vepra e shndërruar në simbol të qytetit, ku shkronjat qëndronin mbi fletën e bardhë, tashmë është lënë në hije, në pjesën anësore të godinës. Ndryshimi i pamjes historike të monumentit të kulturës ka sjelle indinjatën e ish-drejtorit te muzeut Vladimir Toroveci  si te të qytetarëve korçarë.

Muzeu “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” - Into Albania

Drejtori i Trashëgimise Kulturore në Korçë, Gjergji Koki thotë se zhvendosja e “ABC”-së është një propozuar nga studio projektuese dhe miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve. Koki thekson se në oborrin e muzeut është projektuar një Teatër për zhvillimin e aktiviteteve kulturore.

Mësonjëtorja e Parë Shqipe është monument kulture i kategorisë së parë, e hapur më 7 mars 1887 nga mësuesi patriot Pandeli Sotiri. Pas dëmeve nga tërmeti i qershorit 2019, godina iu nënshtruar restaurimit të plotë, ndërsa pritet të përurohet sot nga ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti./konica.al

LEXO EDHE: KËTA JANË MËSUESIT QË DHANË MËSIM NË SHKOLLËN E PARË SHQIPE PËR VAJZA NË KORÇË