Hirushja në përrallë rrëfehet si një vajzë e lezetshme, e nënshtruar, vajzë që nuk ankohet për asgjë. Vajzë e cila pranon çdo urdhër nga njerka dhe gjysmë motrat “zemër këqija” pa e bërë fjalën dy dhe ky shërbim pëshkruhet nën nocionin e “të qenit punëtore”.
Nga Sumea Ramadani
Mospasja e qëndrimeve personale na paraqitet si model i bukur i një vajze pra na tregohet që vlera e një vajze përcakohet se sa dëshirohet dhe admirohet ajo nga jashtë.
Gjysmë motrat e Hirushes paraqiten si vajza të shëmtuara ngaqë hanë ëmbëlsira. Mosngrënia e ëmbëlsirave, pastrimi si aktivitet i vetëm dhe heshtja e Hirushes admirohen dhe cilësohen si arketip femëror.
Shpërblim i vetëm për ketë imazh arketipal jepet princi i cili ka forcë materiale. Mesazhi i cili përçohet këtu (duke lënë anash faktin e posedimit të forcës nëpërmjet tjetërkujt) është se lumturia e një gruaje është në dorën e tjetërkujt ndërsa nuk ka gjë më destruktive për një njeri se sa fakti që ajo nuk mundet vet ta ndërtojë lumturinë e saj. Kushtëzimi i lumturisë tonë me dikë tjetër automatikisht i bie të jemi të palumtur.
Veç kësaj, princi i cili me orë të tëra vallëzoi me Hirushen për çudi nuk mund ta kujtojë fytyrën e saj mirëpo edhe përskaj kësaj Hirushja dashurohet në një njeri i cili nuk ia kujton as edhe fytyrën.
Kërkimi i numrit të vogël të këmbës është manipulim me ikonën e dukjes së trupit të gruas. Aq sa më e vogël është këmba aq më pak vend zë gruaja në botë. Aq më pak zë vend me prezencën e vet, qëndrimin, mendimet e ndjenjat e saja… a është kjo ideali?
ObserverKult
_____________________
Lexo edhe:
SILVANA KOLA-LOKA: PËRSE NJERËZVE IU PËLQEN TË FLASIN PËR VETEN ME TË TJERËT?
Ju kujtohet historia e përmbytjes së anijes pranë një ishulli të pabanuar? Nga fundosja e anijes shpëtuan vetëm dy njerëz: një djalë dhe një…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult