Histori frymëzuese/ Nga sanitar në shef pavijoni në Parma: Doktori nga Erseka që nuk hoqi kurrë dorë nga bluza e bardhë…

Thonë që fati është i shkruar, mirëpo në rastin e Shpëtim Baçit, mjekut të suksesshëm në Parma, “fati” është rezultat i shumë sakrificave dhe vendosmërisë së tij për të veshur bluzën e bardhë edhe përtej detit.

Kirurgu i njohur nga Erseka është një ndër më të njohurit jo vetëm për komunitetin shqiptar aty, por edhe atë vendas.

Emri i tij është përmendur shpeshherë në mediet italiane. Por sidomos gjatë pandemisë si një mjek tejet profesional dhe i përkushtuar.

Por rrugëtimi i tij s’ka qenë i lehtë. Ai këtë eksperiencë e ka ndarë me të gjithë në emisionin “ABC e Mëngjesit”.

Ai është ndalur veçanërisht te vështirësitë e fillimit, ku i është dashur të nisi gjithçka nga e para, nga mësimi i gjuhës, studimet dhe deri te puna si sanitar.

“Unë jam nga Erseka dhe kam mbaruar studimet në ‘Fakultetin e Mjekësisë’ në Tiranë. Prandaj, dua të falënderoj të gjithë profesorët e mi, sepse na kanë mësuar dhe janë shumë të përgatitur.

Unë kam mbaruar në ’92-shin, më pas fillova të punoja si mjek ushtarak në marinën e Vlorës.

Punova dy vjet në bazën e Pasha Limanit dhe më pas 5 vjet si shef shëndetësie në distriktin detar të Vlorës.

Në vitin 2000 u nisa në Itali sepse nusja filloi të studionte si mami-infermiere.

Ne ishim të martuar, kishim dhe një djalë. Për t’u bashkuar me familjen, lashë punën në Shqipëri dhe fillova në Itali.

Në fillim, 6 muaj kam studiuar në universitet për të mësuar gjuhën italiane dhe më pas bëra dy vite universitet. Kjo pasi që diploma ime nuk njihej.

Për dy vjet rresht kam fjetur vetëm katër orë gjumë pasi studioja dhe punoja si sanitar në spital.”- tha ndër të tjera Baçi. /Living.al

ObserverKult


Eneda Toska

Lexo edhe:

HISTORIA FRYMËZUESE E ENEDA TOSKËS, SHKENCËTARES SHQIPTARE NË KRYE TË KËRKIMEVE PËR KURËN KUNDËR KANCERIT

Kjo është historia e Eneda Toskës, shkencëtares nga Vlora që prej gati 20 vjetësh jeton dhe punon në SHBA. Ajo punon si asistent-profesore e onkologjisë tek Universiteti “Johns Hopkins”. Kjo shkollë është më e madhe e mjekësisë ku është edhe shkencëtare dhe ka laboratorin e saj.

Ditët e fundit Eneida u nderua me çmimin për kontributet e jashtëzakonshme si kërkuese shkencore e re për kërkimet për luftën kundër kancerit.

Eneda foli për rrugëtimin e saj nga Vlora, për në Nju-Jork për t’u bërë shkencëtare.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult