Ajo tha: “Mos e telefono mjekun, dua të fle e qetë me dorën tënde të shtrënguar në dorën time”.
Më pas, ai i foli për të shkuarën, për mënyrën se si ishin njohur, për puthjen e tyre të parë. Nuk kanë qarë, vetëm buzëqeshnin të dy. Nuk u penduan për asgjë, përkundrazi, ishin mirënjohës.
Më pas, ajo përsëriti me zë të ulët: “Të dua përgjithmonë” dhe ai ia përsëriti të njëjtat fjalë duke e përqafuar në ballë. Ajo mbylli sytë përgjithmonë dhe po pushonte në paqe me dorën në dorën e bashkëshortit.
Dashuria është gjëja më e rëndësishme, sepse ne vijmë në këtë botë dhe largohemi prej saj pa asgjë tjetër veç dashurisë. Profesioni, karriera, llogaritë në banka, të mirat materiale janë të përkohshme, asgjë më shumë. Gjithçka mbetet këtu. Ndaj, dashuro sikur të mos kishte asgjë më të rëndësishme në jetën tënde”.
Autor i panjohur-Bota.al
Lexo edhe: