Në vjeshtën e vitit 1889, në një ndërtesë të thjeshtë pranë Abacis Oroshit hap derën e saj e para shkollë laike e Mirditës.
Në vjetin e parë shkollën e frekuentuan 14 djem të Oroshit të cilët u mësuen prej dom Zef Marashit. Nji vit ma vonë në këtë shkollë vazhdonin mësim 30 nxanës. Në dhjetvjetshin e fundit të shekullit XIX n’Mirditë u hapën edhe disa shkolla të tjera si në Rrëshen në vitin 1900, në Kashnjet në vitin 1901, në Spac në vitin 1902, e Rrubikut në vitin 1903, e Gomsiqës në vitin 1907.
Hapja e këtyne shkollave ashtë e lidhun drejtëpërsdrejti me orjentimin dhe punën kambngulëse të Abat Prend Docit si dhe financimit të qeverisë Austro Hungareze. Cila Krahinë e maleve apo cilado tjetër patë nji hapje shkollash shqipe të tillë n’kohën e pushtimit turk? Për të lehtësue marvajtjen e msimit Abati pati hartue edhe nji abetare, nji gramatikë dhe nji tekst gjeografije. I pari msues laik qi jep msim në shkollat e Mirditës ashtë msuesi Cin Gurakuqi, i cili dha msim n’Orosh në vitin 1902-1906. Ai shërbeu edhe si farmacist, masi Abat Prend Doci kishte sjellë edhe disa ilaçe për banorët e këtyne fshatrave.
Shkollat e hapuna në Mirditë në fund të shekullit të XIX të dhe fillim të shekullit të XX i dhanë nji shtytje të fuqishme lëvizjes kulturore e arsimore në këtë trevë. Në këto shkolla shërbyen si msues klerikët e nderuem Dom Ndre Simoni, Dom Zef Gjinali, Zef Ndreca e plot klerikë të tjerë.
Në vitet 1910 –1911 Mirdita ishte kthye në kyefjalë e kryengritjeve për liri e pavarsi komtare. Kisha katolike e Mirditës në periudhën pas rimëkambjes së Abacisë së Oroshit ishte kthye në udhëheqse shpirtnore për atdhetari dhe shqiptarizëm.
Kjo gjë duket edhe nga qendrimi tepër i ashpër i kishës Ortodokse Serbe, e cila në vitin 1912-1913 e shpall kishën katolike shqiptare armikën më të madhe të popullit serb, biles me të madhe se Turqia.
“Në katolicizmin deri më tani kemi patur armikun me të zemëruar dhe me tinzak…Edhe në luftrat e kaluara rezistencën me të madhe nëpër Arbëri e kanë bërë arnautët katolik”.
“…fretërit katolik dhe Kisha katolike disponojnë fuqi të madhe mendore dhe materiale. Priftërinjtë katolike me gadishmerinë dhe sakrificën qëndrojnë lart mbi ne…
(huajtur nga profili i Ben Oroshit)