Shoqëria për një kohë të gjatë nuk dinte si të përballej me përdorimin e makiazhit, sepse nuk besonte në arsyen e vërtetë të ekzistencës dhe përdorimit të tij. Në fakt mendohej gjerësisht se buzëkuqi nuk ishte aksesor bukurie, por instrument i djallit.
Më herët kishte madje ligje që e lidhnin buzëkuqin me shtriganinë.
Jessica Pallingston, historiane e buzëkuqit, pohon se në Anglinë mesjetare “një grua që lyhej shihej si mishërim i Satanait”, sepse po ndryshonte pamjen që i kish dhënë Zoti.
Pavarësisht kësaj, gratë e pasura të asaj periudhe punësonin alkimistë për të realizuar buzëkuqët e tyre.
Në 1500, gratë inkurajoheshin që të përmendnin përdorimin e buzëkuqit dhe në Amerikën e 1700-ës, burrat mund të anullonin martesat nëse gratë e tyre kishin përdorur produkte kozmetike gjatë fejesës.
Produktet kozmetike nuk bëheshin gjithmonë për arsye komerciale dhe kur prodhimi bëhej “me dorë”, kishte shumë dyshime për përbërësit dhe efektet e tyre mbi gratë. Ngjyruesit e kuq dhe baza e pluhurit të bardhë bëheshin me plumb dhe mërkur, që mund të konsumonin lëkurën. Në vitet 1910 në SHBA, buzëkuqi u përshtat si simbol i sfidës dhe emancipimit të grave.
Në vitin 1912, Elizabeth Cady Stanton dhe Charlotte Perkins Gilman, aktiviste dhe mbështetëse të grave mbanin buzëkur për të demonstruar që përfaqësonte edhe biznesin. Në vitin 1924, buzëkuqi u ndalua nga funksionarët e policisë së Nju Jorkut, sepse druheshin që gratë i përdornin për t’i helmuar.
Sot buzëkuqët janë shumë popullorë dhe mund të blihen praktikisht në gjithë dyqanet, në versionet më të thjesht dhe ekonomikë./bota.al