Historia “e çuditshme” e pikturës më të shtrenjtë të Van Gogut

VIincent Van Gogh

Portreti i doktorit, punë e Vincent van Gogut, del në ankand në shtëpinë “Christie’s”, 17 majin e vitit 1989, duke u shitur me çmimin më të lartë asokohe, plot 82. 5 milionë dollarë.

Blerësi ishte biznesmeni japonez Ryoei Saito, i cili, mësohet të ketë thënë se donte që “Portreti” t’i digjej me trupin e tij, por për fat të mirë, kjo nuk ndodhi me vdekjen e biznesmenit në 1996. Ishte thjesht sensi i tij i humorit morbid. Dy vjet më vonë, piktura iu shit privatisht menaxherit austriak të investimeve Wolfgang Flöttl. Dhe pasi u përball me probleme financiare disa vite më parë, ajo i kaloi pronarit aktual.


Van Gog i shkroi të vëllait, në vitin 1890, për pikturën: “E kam bërë portretin e Dr. Gachet, duke i dhënë pamjes së tij një shprehje melankolike, që mund të duket edhe si ngërdheshje, për ata që e shohin … Ai duket i trishtueshëm, i butë, por i qartë dhe inteligjent. Ashtu siç duhet të pikturohet një portret që të mund të vështrohet si sot edhe 100 vjet më vonë”. Për të njëjtën punë, piktori i shkruan motrës së tij Willemien, Auvers-sur-Oise, më 5 qershor 1890: “Te Dr Gachet, kam gjetur një mik të gatshëm për gjithçka, si një vëlla. Aq shumë i ngjajmë njëri-tjetrit, fizikisht dhe moralisht.

Ai vetë është shumë nervoz dhe shumë i çuditshëm. Ka bërë shumë miqësi dhe shërbime për artistët e shkollës së re. Natyrisht aq sa ka pasur në dorë. Ne u bëmë miq menjëherë dhe do të shkoj të kaloj një ose dy ditë në javë në shtëpinë e tij, duke punuar në kopsht me të, nga ku kam pikturuar tashmë dy punë. ”Dr Paul Gachet ishte përfshirë me pasion të zjarrtë me botën bohemiane të artistëve impresionistë të Parisit. Ai ishte mjek i shumë piktorëve, përfshirë Cezanne dhe u bë doktor i Van Gogut në “Auvers-sur-oise”. Pasi ai u largua nga azili “Saint Remy”, pas një rekomandimi nga Camille Pissarro, drejtuar vëllait të piktorit, Teo.

Van Gogu jetoi në Auvers, kështu edhe mund të trajtohej nga doktori në fjalë. Ai u trajtua nga ky mjek, nga maji 1890 deri në vdekjen e tij, në korrik të atij viti. Piktura pati një odise të gjatë poseduesish dhe peripecish. Në vitin 1910, “Portreti i Dr Gachet” iu dha hua ekspozitës tashmë të famshme “Post-Impresioniste” në Londër.

Në vitin 1911, piktura iu dhurua muzeut “Städel”. Ndërmjet luftrave, ai shërbeu si një frymëzim i madh për artistët modernë gjermanë, veçanërisht për ekspresionistët.

Por, pasi nazi stët erdhën në pushtet, e deklaruan veprën si “të degjeneruar”, duke e konfiskuar në dhjetor 1937. Kryesisht për të fituar para dhe jo për arsyet e tyre të shtrembëruara ideologjike.

Ajo që sapo u shfaq është se piktura u dërgua në Londër në vitin 1939 dhe do të shfaqej në një ekspozitë të madhe të Van Gogut, që nuk u realizua kurrë për shkak të luftës. Galeria Cassirer në Londër, po planifikonte shfaqjen dhe kishte marrë masat. Për të marrë hua “Portretin e Dr Gachet”. Walter Feilchenfeldt, studiuesi i Van Gogut. me bazë në Zyrih, babai i të cilit drejtonte galerinë “Cassirer” në Amsterdam dhe Londër, sapo i ka gjetur këto detaje në të dhënat e familjes.

Kramarsky ishte i etur që “Portreti i Dr Gachet” të shkonte në Londër, duke shkruar më 11 gusht 1939, se ai kishte “shumë frikë se do të kishte lu f të”. Piktura u dërgua në Londër të nesërmen, por shpallja e luft ës më 3 shtator, e prishi publikimin në “Cassirer”. “Portreti” u dërgua më pas, nga Londra në Nju Jork. Kramarsky vdiq në vitin 1961 dhe trashëgimtarët e tij e nxorën në ankand pikturën, nga Christie’s”, në vitin 1990. Gati 30 vjet më vonë, 82.5 milionë dollarët për të cilat ajo do të shitej. Ky mbetet ende çmimi rekord, për një vepër të Van Gogut në ankand./konica.al


Lexo edhe:

ÇASTE ME SHQIPTARËT E RUMANISË

ObserverKult