Historia e dashurisë e Agnese e Paolo Borsellino: Kjo ka qenë jeta ime me të…

Agnese

“Gratë e shokëve të Paolos më thoshin përherë: “Dje burri më dhuroi disa lule shumë të bukura”, ose “Burri më dhuroi një gjerdan shumë të bukur, shikojeni”. Unë ndërkohë nuk thoja asgjë, madje nuk prisja as ndonjë gjest shumë madhështor nga Paolo. Të paktën jo në kuptimin e përgjithshëm. Në festa shihnim të tjerët të kërcenin.

Ai qeshte si i çmendur, unë protestoja. Më lejonte të mbaroja së foluri, pastaj më pyeste: “Agnese, po pse rri akoma me mua? Unë nuk të jap asgjë nga këto. Nuk jam lloji i bashkëshortit që kthehet në shtëpi në të njëjtin orar, që vishet dhe pastaj ulet të shohë televizor me të shoqen, apo që pasdite e merr gruan për të dalë shëtitje”. Bënte një pushim dhe pastaj vazhdonte dhe përgjigjej vetë: “E di pse je me mua? Sepse unë të jap gjithmonë lajme të bukura”. Ngela e habitur dhe nisa të qaja. Ishin lotë lumturie.

Më thoshte: “Lajmet e bukura e mbajnë përherë të freskët dashurinë tonë”. Bënte një pushim dhe vazhdonte: “Sepse dashuria ka nevojë të qëndrojë përherë e freskët”. Më shihte dhe buzëqeshte: “E di ti Agnese se si mbahet e freskët dashuria? Dashuria mbahet e freskët me lajme të reja përditë. Dhe kjo nuk mbahet me lule, apo dhurata të çfarëdoshme. Sepse gjithçka përfundon. Unë çdo ditë duhet të dashurohem përsëri me ty. Dhe ti me mua. Duke u shndërruar në një person ndryshe”.

Kjo ka qenë jeta ime me Paolon, si një novelë e bukur. Ama unë kam ndarë gjithçka me të dhe nuk i kam kërkuar kurrë asgjë. Sepse çdo gjë që më thoshte përditë ishte gjithçka për mua. Edhe ditët më të vështira shndërroheshin të bukura nga fjalët e tij”.

Agnese Borsellino/bota.al

ObserverKult

———————————-

Lexo edhe: HISTORIA E KRYQIT 1500 VJEÇAR TË LABOVËS, ZHDUKUR NË VITIN 1989…

Shkrimtarja e njohur Mira Meksi, ka prezantuar së fundmi romanin e saj të ri “Diktatori në Kryq” në emisionin e pasdites në TV Klan, Rudina. Vetë autorja gjatë intervistës ka zbuluar edhe subjektin e librit të saj. Një roman historik po aq sa dhe ‘fiction e policesk’ deri diku, që ngjarjet i merr nga realiteti. Subjekti kryesor i veprës është diktatori Enver Hoxha por në dallim nga ajo ç’kemi dëgjuar deri më tani për të. Meksi e sjell të çmitizuar dhe në grahmat e fundit të jetës së tij, në një kontekst historik 35 vite më parë. Ku autorja për këtë roman ka marrë spunto nga ‘Kryqi i Labovës’.

Për këtë dhe romani ndahet në dy pjesë, njëra pjesë flet për diktatorin dhe fundin e jetës së tij, ndërsa pjesa tjetër për ‘Kryqin e Labovës’. Ku autorja rrëfen historinë e kryqit, i cili u vodh vite më parë nga ‘Kisha e Labovës’, e cila ndodhet rreth gjysëm ore larg qytetit të Gjirokastrës. E cila gjithashtu mbart vlera të shumta, një dëshmi e gjallë e historisë, kulturës, fesë e trashëgimisë tonë që i mbijetoi kohës.
Vjedhja e kryqit të Labovës, sipas banorëve të zonës u krye nga vetë vajza e diktatorit Enver Hoxha, Pranvera Hoxha.

Ky kryq ka një rëndësi të veçantë pasi në zemrën e tij, ka qenë relik mbajtës, njësoj siç bëheshin kishat që ndërtoheshin mbi një ashkël dhe ky kryq ka patur një ashkël, 100 gram, nga druri i kryqit ku u kryqëzua vetë Krishti dhe ky është një fakt historik.
Rëndësia e këtij kryqi është se mbahej si kryq shërimtar, për sëmundje të pashërueshme nga labovitët, për më tepër ishte kryq shëtitës, në shumë vise për të realizuar qëllimin e tij, të shëruarit.
Labova është një vend i largët, i vogël por kjo nuk e pengoi ‘Justinianin e Parë’ të ndërtonte aty një kishë të jashtëzakonshme që ngjan me atë të ‘Shën Sofisë.’


Po si shërbente kryqi? Pse familjarët e diktatorit do të interesoheshin për një kryq?

Duke marrë parasysh luftën që i kishin shpallur fesë në ato vite. Meksi thotë se ky kryq vendosej në dhomën e të sëmurit të pashpresë, vendosej aty dhe nëse gjatë tre netëve kryqi kërciste 3 herë, atëherë i sëmuri do i shpëtonte vdekjes, në të kundërt do të vdiste. Ky kryq çohej me një shpurr djemsh kalorësish, së bashku me priftin e fshatit që bënte shërbesat, bashkë me më trimat e Shqipërisë. Ky kryq ka mbijetuar plot 1500 vjet ndonëse…

Leximin e plotë mund ta bëni këtu.

ObserverKult