Historia e dhimbshme e Ana Frankut dhe arsyeja e suksesit të ditarit të saj

Teksa vitet kalonin, Ana Frank shkëlqente në shkollë. Ajo ishte një shkrimtare e lindur. Në atë kohë shkruante në mënyrë sekrete histori të shkurtra. Mësuesit e saj e përshkruanin si vajzë të zgjuar, me humor dhe tepër të rritur në mendime për moshën që kishte.

Maj 1940. Nazistët pushtuan Hollandën dhe filluan persekutimin e hebrenjve.

Qershor 1942. Ana merr dhuratë një ditar për ditëlindjen e saj të 13-të. Ndër fjalitë e para që ajo ka shkruar në ditar, mund të lexojmë edhe: “E ndiej vuajtjen e miliona njerëzve. Por sërish, kur shoh drejt qiellit, e ndiej se kjo mizori duhet të përfundojë, se paqja dhe qetësia duhet të rikthehen përsëri”…

Korrik 1942. Të frikësuar për jetën e tyre, gjithë familja Frank u largua nga shtëpia e tyre dhe u zhvendos në një dhomë sekrete. Kjo dhomë ndodhej pas një rafti me libra në fabrikën e të atit të Anës. Për pak kohë, ata siguruan ushqime në mënyrë sekrete për të përballuar mbijetesën. Ana vazhdoi të hidhte në ditar mendimet e saj më të thella, të cilat ishin një pasqyrim real i asaj çfarë po ndodhte realisht me hebrenjtë. Ishte shkrimi ai që e mbajti të gjallë shpirtin e saj.

Pak kohë më vonë, familjen Frank e vizitoi familja van Pels, së bashku me djalin e tyre të turpshëm, Peter. Ana filloi të binte në dashuri me Peterin. Ai do t’i jepte Anës puthjen e parë dhe të fundit, por duke iu trembur refuzimit nga ana e babait të saj, e vetmja gjë që Anës i mbetej, ishte të shkruante për ndjenjat e saj.

Gusht 1944. Pas një spiunimi të bërë, nazistët zbulojnë vendin ku fshihej familja Frank dhe anëtarët e saj i çojnë të detyruar në Aushvic, në kampin më të madh dhe më të tmerrshëm gjerman. Edhe Anës, ashtu si gjithë fëmijëve të tjerë, ia rruajtën kokën dhe i vendosën një numër identifikimi, ashtu si gjithë fëmijëve të tjerë. Ajo u detyrua të bënte punë të rënda për moshën e saj, por përherë u përpiq të kujdesej për të dobëtit dhe të sëmurët. Mirëpo kushtet e vështira, varfëria e madhe në kamp, punët e rënda, bënin që sëmundjet të ishin të shpeshta. E para ndërroi jetë motra e Ana Frank dhe më pas vetë Ana. Data e saktë ende nuk dihet.

Janar 1945. Sovjetikët i japin fund kampit të Aushvicit. Otto, babai i Anës, ishte i vetmi që i mbijetoi kampit nga familja e tij. Kur ai u kthye në shtëpi, zbuloi se gjithë familja kishte ndërruar jetë në kamp. I dëshpëruar, ai pyeste veten se ku do ta gjente forcën për të vazhduar jetën e vet. Ajo ishte periudha, kur një mik i tij i dha një libër të vogël. Ai ishte kujdesur për ditarin e Anës dhe Otto mblodhi gjithë fuqitë e tij para se ta lexonte atë ditar. I prekur nga fjalët e së bijës dhe nga shpresa e saj për një botë më të mirë, Otto vendosi ta botonte ditarin si një libër. Ditari i Ana Frank është përkthyer në më shumë se 65 gjuhë te huaj dhe konsiderohet si një nga librat më të lexuar në botë.

Revista “Time” e ka përzgjedhur Anën si një nga 100 personat më me ndikim në botë për shekullin XXI. Historia e saj është një tregues se duhet të besojmë përherë tek shpresa e dashuia, edhe përpara fytyrës së vetë urrejtjes.

“Pavarësisht gjithçkaje, unë sërish besoj se njerëzit janë të mirë në zemër”, është shprehur ajo…/bota.al

LEXO EDHE: Ja çfarë e pengoi Ana Frank-un të largohej nga Holanda