Historia e dhimbshme e Hollivudit: Para se të ndërronte jetë ajo iu hodh mbi trup dhe…

Meryl Streep e festoi kohë më parë ditëlindjen e 73-të, dhe shumica edhe sot e përmendin historinë e saj të dhimbshme të dashurisë.

Aktorja gjatë karrierës së gjatë filmike nuk ka pasur skandale, ndërsa nga viti 1978 është e martuar me Don Gummer. Ky çift i ka tri vajza dhe një djalë dhe një martesë ëndrrash. Por, para kësaj Meryl ka pasur edhe një dashuri të madhe, me kolegun John Cazale, i cili vdiq më 13 mars të vitit 1978.

Ai interpretoi në vetëm pesë filma dhe në karrierën e tij të shkurtër u nominua pesë herë për “Oscar”, për filmin më të mirë. Me siguri ju kujtohet mbi të gjitha për rolin e njërit nga vëllezërit Corelone (Fredo Corleone) nga filmi legjendar “Godfather”. Ata u dashuruan gjatë realizimit të filmit “Measure for Measure” në vitin 1976, ndërsa ai pas një viti u diagnostifikua me kancer dhe vdiq më 1978.

Meryl pati thënë: “Ka qenë si pjesë e trupit tim. E pata shumë të vështirë. Në të njëjtën kohë e gjitha ajo që ndodhi më ndihmoi që t’i qartësojë disa gjëra në kokën time, dhe ta kuptojë se çka është e rëndësishme e çka plotësisht e pavlerë”.

Kanë qenë së bashku në ordinancë kur mjeku ju tregojë se ai vuan nga kanceri dhe është në metastazë dhe se për të më nuk mund të bëhej asgjë. Sëmundja ishte përhap nëpër pothuajse tërë trupin e tij, transmeton ObserverKult.

“Ku do të shkojmë për darkë?”, e pyeti Meryl-in para mjekut dhe i tregoi se nuk e ka ndërmend që të heq dorë nga jeta dhe ta humbiste shpresën.

“I dashuri im është shumë i sëmurë dhe kohë pas kohe është në spital, sikurse tani. Për mrekulli po kujdesen për të dhe unë po e bëjë të pamundur që mos të qëndrojë duar kryq, dhe në mënyrë konstante pretendoj se nuk jam keq, që mentalisht, fizikisht dhe emocionalisht po më shteron më shumë se gjithçka tjetër në jetën time deri tani”, pati shkruar Streep në letrën që ia kishte dërguar profesorit të saj të dramaturgjisë në Yale. 

Meryl deri në momentin e fundit nuk u nda nga ai. Së bashku shkuan në të gjitha kontrollet dhe tretmanet, ndërsa shpresuan për mrekullinë deri në sekondën e fundit. Tërë fuqinë e shpirtit të saj e kishte orientuar në kujdesin ndaj tij gjatë këtyre muajve. Në fillim të marsit John Cazale u pranua në spital, ndërsa në natën e 12 marsit ai ka vdekur.

Siç shkruajnë mediet e huaja, Meryl u hodh mbi trupin e tij dhe me tërë forcën e godiste gjoksin e saj, duke e mbyllur gojën e hundën në përpjekje ta ngufaste veten. Dhe pastaj për një sekondë John për herë të fundit i hapi sytë dhe i tha me një zë të ultë: “Në rregull është Meryl, në rregull “. I mbylli sytë dhe vdiq.

———————–

LEXO EDHE:

Streep: Jeta është e çmuar dhe kur humbet shumë njerëz…

ObserverKult