Historia e dhimbshme e Stephen Hawking, mjektë i thanë se do jetonte veç edhe dy vjet

Këto ditë janë shënuar 81 vjet nga lindja e fizikantit të njohur, Stephen Hawking.

Fizikanti, kozmologu dhe autori i teorisë angleze konsiderohet si një nga shkencëtarët më të mëdhenj dhe puna e tij ka ndikuar në mësimet e relativitetit të përgjithshëm dhe mekanikës kuantike.

Që nga viti 1963, Hawking ka vuajtur nga një sëmundje e njohur si ‘skleroza laterale amyotrophic’, ose ALS.

Në atë kohë mjekët i dhanë vetëm dy vjet kohë jetë. Në fakt kjo sëmundje i merr jetën njerëzve brenda 5 viteve, por ai është njeriu që sfidoi doktorët dhe veten tij. Që pas deklaratës së mjekëve ai ka jetuar 50 vjet më shumë.

Në vitin 1985, gruaja e tij refuzoi idenë e mjekëve se makineria që e mban gjallë duhej të fikej, se nuk kishte më shanse për të jetuar. Në atë kohë, Hawking ndodhej në koma në spitalin e Gjenevës.

Ndërkohë që në një dokumentar të vitit 2013, ai tha: Mjekët menduan se kisha shkuar aq larg me mendje sa nuk mund të kthehesha më në tokë, në realitet dhe kështu i kërkuan Jane-it t’i fiknin makinën.

Por Jane nuk pranoi dhe këmbënguli që ai të kthehej në Kembrixh. Hawking tregon se terapia intensive ishte periudha më e keqe e jetës së tij.

Sëmundja e ka lënë të paaftë të flasë dhe kishte nevojë për kujdes të përhershëm, por kjo nuk e ka penguar që të vazhdojë punën në lidhje me shkencën.

Në vitin 1988 botoi ​​librin “Një histori e shkurtër e kohës”, e cila që atëherë u kthye në best seller, me 10 milion kopje të shitura në mbarë botën.

Gjithashtu, Hawking u kthye në një model frymëzuar për njerëzit me aftësi të kufizuara anembanë globit, ku në një fjalim me rastin e hapjes së Lojërave Paraolimpike në Londër, në vitin 2012, i bëri njerëzit të qajnë e të kuptojnë sa e rëndësishme është jeta. /konica.al


njeriu që zbuloi disa nga sekretet e Universit

Lexo edhe:

STEPHEN HAWKING, A NUK ËSHTË NJERIU MË FRYMËZUES QË KEMI NJOHUR?

Edhe pse i “burgosur” në trupin e sëmurë me sindromën ALS, Stephen Hawking shkroi librin më të shitur “Një histori e shkurtër e kohës”. Ai po ashtu frymëzoi filmin “Teoria e gjithçkaje”.

Stephen Hawking (Stefën Houking) zbuloi se vrimat e zeza në hapësirë lëshojnë rrezatim. Ai shkroi librin më të shitur “Një histori e shkurtër e kohës”, dhe frymëzoi filmin “Teoria e gjithçkaje”, që rrëfen jetën e tij të pazakontë.

Lista e gjatë e arritjeve të tij, bëhet edhe më mbresëlënëse nga fakti se ai bashkëjetoi me sëmundjen ALS për pjesën më të madhe të karrierës së tij. Ja cilët janë disa nga faktet e tjera rreth fizikantit të famshëm.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult