Historia e Hyeda El Saied, si e rrëmbeu zemrën e publikut

“Gruaja flutur” ishte krijimi i fundit nga seria e pikturave, që Hueyda El Saied ndau me të gjithë ata që e ndiqnin dhe e adhuronin shpirtin e saj artistik e krijues.

Artistja e njohur, Hueyda El Saied, është ndarë parakohe nga jeta në moshën 46-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Historia e Hyeda el Sayed, si e rrëmbeu zemrën e publikut!

Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik për të gjithë shqiptarët.

Hyeda El Saied lindi në Tiranë në vitin 1975 nga e ëma shqiptare dhe i ati sudanez. Ajo kishte studiuar në Shkollën Artistike “Jordan Misja” në Tiranë dhe më pas në Universitetin e Tiranës.

Hueyda është e njohur për talentin e saj artistik dhe mesazhet gjithmonë sociale. Në vitin 1994 ajo u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Francë, ku vazhdoi karrierën e saj në kërcim duke marrë pjesë si balerinë dhe koreografe në kanalet televizive France 2, TF1 dhe M6.

Hueyda ka marrë pjesë edhe në festivalet e muzikës shqiptare, ndër ta ‘Top Fest’ dhe ‘Kënga Magjike’. Ajo dinte të këndonte, ishte balerinë, moderatore, spikere lajmesh dhe piktore.

Prej disa vitesh Hueyda jetonte në Luksemburg së bashku me djalin e saj të vogël, Gabriel dhe bashkëshortin. Çdo ditë ajo ia kushtonte pikturës, duke krijuar një seri koleksionesh private, të admiruar për stilin e saj, që gjithmonë ka guxuar te dali nga korniza.

ObserverKult

—————————————

LEXO EDHE: NDAHET NGA JETA ARTISTJA E NJOHUR, HUEYDA EL SAIED

Është ndarë parakohe nga jeta artisja e njohur, Hueyda El Saied.

Burime bëjnë me dije për Fax News se artistja, e cila prej disa kohësh ishte larguar jashtë vendit. Ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante.

Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik për të gjithë shqiptarët. Dhe duket e pabesueshme lajmi që është shuar në moshën 46-vjeçare…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU