Historia e Kryqit 1500 vjeçar të Labovës, zhdukur në vitin 1989…

Shkrimtarja e njohur Mira Meksi, ka prezantuar kohë më parë romanin e saj të ri “Diktatori në Kryq” në emisionin e pasdites në TV Klan, Rudina. Vetë autorja gjatë intervistës ka zbuluar edhe subjektin e librit të saj.

Një roman historik po aq sa dhe ‘fiction e policesk’ deri diku, që ngjarjet i merr nga realiteti. Subjekti kryesor i veprës është diktatori Enver Hoxha por në dallim nga ajo ç’kemi dëgjuar deri më tani për të. Meksi e sjell të çmitizuar dhe në grahmat e fundit të jetës së tij, në një kontekst historik 35 vite më parë. Ku autorja për këtë roman ka marrë spunto nga ‘Kryqi i Labovës’.

Për këtë dhe romani ndahet në dy pjesë, njëra pjesë flet për diktatorin dhe fundin e jetës së tij, ndërsa pjesa tjetër për ‘Kryqin e Labovës’. Ku autorja rrëfen historinë e kryqit, i cili u vodh vite më parë nga ‘Kisha e Labovës’, e cila ndodhet rreth gjysmë ore larg qytetit të Gjirokastrës. E cila gjithashtu mbart vlera të shumta, një dëshmi e gjallë e historisë, kulturës, fesë e trashëgimisë tonë që i mbijetoi kohës.
Vjedhja e kryqit të Labovës, sipas banorëve të zonës u krye nga vetë vajza e diktatorit Enver Hoxha, Pranvera Hoxha.

Ky kryq ka një rëndësi të veçantë pasi në zemrën e tij, ka qenë relik mbajtës, njësoj siç bëheshin kishat që ndërtoheshin mbi një ashkël dhe ky kryq ka patur një ashkël, 100 gram, nga druri i kryqit ku u kryqëzua vetë Krishti dhe ky është një fakt historik.
Rëndësia e këtij kryqi është se mbahej si kryq shërimtar, për sëmundje të pashërueshme nga labovitët, për më tepër ishte kryq shëtitës, në shumë vise për të realizuar qëllimin e tij, të shëruarit.
Labova është një vend i largët, i vogël por kjo nuk e pengoi ‘Justinianin e Parë’ të ndërtonte aty një kishë të jashtëzakonshme që ngjan me atë të ‘Shën Sofisë.’


Pse familjarët e diktatorit do të interesoheshin për një kryq?

Duke marrë parasysh luftën që i kishin shpallur fesë në ato vite. Meksi thotë se ky kryq vendosej në dhomën e të sëmurit të pashpresë, vendosej aty dhe nëse gjatë tre netëve kryqi kërciste 3 herë, atëherë i sëmuri do i shpëtonte vdekjes, në të kundërt do të vdiste. Ky kryq çohej me një shpurr djemsh kalorësish, së bashku me priftin e fshatit që bënte shërbesat, bashkë me më trimat e Shqipërisë. Ky kryq ka mbijetuar plot 1500 vjet ndonëse shumë kisha apo xhami u prishën, kisha e Labovës arriti të mbijetonte. Për shkak të vlerave kryqi ruhej nga një person i cili paguhej nga shteti, në një dhomë të veçantë të cilën as banorët e zonës nuk e dinin me saktësi se ku ishte.

Vajza e diktatorit Pranvera Hoxha së bashku me drejtorin e një prej muzeve, bizantenist gjerman, kjo sipas banorëve, shkuan në Labovë dhe i kanë kërkuar personit që ruante kryqin tua çonte për ta studiuar ky i fundit, por që prej asaj dite kryqi u zhduk për të mos u gjetur më. Banorët e Labovës e denoncuan atëherë në degën e Gjirokastrës ku për shkak të regjimit u shpik një histori vjedhjeje të kryqit nga disa djelmosha të Hormovës të cilët thuhet se e shitën kryqin tek një argjendar i huaj.

Por përse mund t’i shërbente diktatorit?

Në atë periudhë diktatori Hoxha ishte në fund të jetës së tij, rëndësia e kryqit lidhet me mundësinë për të patur një jetë të dytë, pasi e persekutuan e luftuan fenë, kërkonin tashmë paqe. Por ndonëse u vodh, ky kryq nuk u përdor nga diktatori në momentet e vdekjes. Vetë Hoxha jetoi në një botë ku njerëzit e tij më të afërt ishin të pabesë, gjakatar, synoi një shans të dytë nga kryqi por nuk e përdori duke mbetur enigmë çfarë u bë me kryqin historik. Vetë shkrimtarja Mira Meksi ka bërë një thirrje për qeverinë shqiptare, të zbulojë çfarë ndodhi me kryqin dhe ta gjejnë për ta rikthyer sërish aty ku e ka vendin. Në Labovën e Kryqit!

ObserverKult

—————-

Lexo edhe:

TMERRET E KOMUNIZMIT: “KUR TAKUAM BABËN AS E NJOHËM AS NA NJOHU”