Historia “e pabesueshme” që fshihet pas kësaj fotografie- veprimi i mjekut që ndryshoi shumëçka…

“National Geographic” ka zgjedhur këtë fotografi si më të mirën në vitin 1987. Në këtë foto shihet Doktor Zbigniew Religa i cili po monitoron shenjat vitale të pacientit të tij, pas një operacioni që ka kryer në zemër e që zgjati 23 orë. Përmes kësaj fotografie në qoshen djathtas shihen kolegët e tij të cilët ndihmuan atë në operacion por që kanë rënë për të fjetur nga lodhja.

E me këtë veprim që ka bërë Dr. Religa konsiderohet si pioneri i cili ka kryer transplantin e zemrës në Poloni.

Madje në kohën kur konsiderohej si e pa mundur kjo gjë, ai e mori këtë nismë dhe operacioni u cilësua i suksesshëm.

E sot, kur zemra e doktorit të famshëm ka pushuar, thuhet se zemra e pacientit në të cilën u krye transplanti po ecë me shpejtësi.

Por Religa, përveç si doktor, ai njëkohëssiht ka pasur karrierë të sukseshme edhe në politikë në Poloni. Ndërsa duhet theksuar se jo vetëm në Poloni por edhe jashtë saj ai ka qenë i njohur për arritjet e tij në mjekësi.

Në vitin 1993 ai është bërë pjesë e senatit polak, derisa ka rikandiduar edhe në vitin 2001.

Ai, ka qenë po ashtu kandidat edhe në zgjedhjet presidenciale, ndërsa edhe pse ka fituar vetëm 6 përqind, ai në maksimum e ka pasur respektin e popullit të tij.

Në vitin 1987, vendimi për transplantin e zemrës, ka marrë ‘dritën e gjelbër’ ndërsa Religa lidhur me këtë nuk e ka humbur as edhe një moment, pra ka vazhduar me punën e tij të zakonshme për transplante.

Në fotografinë e doktorit Religa, pas një qëndrimi 23 orësh në një operacion mjaft të ndërlikuar, nuk duhet përshkrim. Është foto që flet vet. Në fytyrën e doktorit vërehet frika, lodhja e tij në shumë dimensione.

Por, kur James Standsfield e bëri fotografinë, ai nuk ka treguar vetëm historinë e një operacioni, por në një mënyrë ka ndryshuar botën.

Ai tregoi anën më ndryshe të mjekësisë moderne, ai tregoi se çdo gjë është e mundur. Pra, transplanti i zemrës ka qenë operacion i ndërlikuar por ia ka dalë të bëjë atë njeri të shëndetshëm përsëri.

Ndryshe, transplantet sot si pasojë e sëmundjeve koronare janë të zakonshme dhe me shkallë të lartë të shpëtimit, fatmirësisht. Kjo falë punës së doktorit Zbigniew Religa, sot është e mundur dhe po ashtu falë fotografit si James Standsfield që mund të besojmë dhe admirojmë punën e tij. /zmescience.com

ObserverKult


Lexo edhe:

TEODOR KEKO: UNË TË KAM DASHUR. NATËN E MIRË!

Poezi nga Teodor Keko

Kur dikush thote bri meje “Irenë”
unë të kujtoj ty qetësisht.
Bie një muzg e zverdh një vjeshtë,
ca gjethe bien dhe shfaqesh ti.

Nuk të harrova, megjithëse kurrë
s’të thashë: “Irenë, unë të dua!”
Atëherë në zemer dyzimi – luftë
përfundimisht më mundi mua.

Syri yt priste ta thyeja drojtjen
plot ankth si fundin e nje gare.
Po unë heshta. Prania jote
ma mjegullonte rrugën drejt fjalëve.

Një ditë ti shkove. Veç në mesnatë
shumë kohë në ëndërr më mbete.
Kur gjumi varej mbi qepallë,
magjepsëse uleshe pranë meje.

Ku je vallë sot? Në ç’muzg e vjeshtë?
Pa ty janë ëndrrat si shkretëtirë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult