Historia e trishtë e Keanu Reeves: U braktis nga prindërit, e humbi gruan në një aksident…

“I braktisur nga prindërit në moshën trivjeçare; i rritur nga tri njerkë të ndryshëm; disleksik; me një ëndërr për t’u bërë lojtar hokeji, por të thyer në mes nga një incident i rëndë; me një vajzë që i ndërroi jetë gjatë lindjes; gruaja i vdiq në një aksident rrugor; me motrën që e do shumë, por që vuan nga leukemia; dhe miku i tij më i mirë, River Phoenix, që ndërroi jetë nga mbidoza.

Me gjithçka që ka kaluar, Keanu Reeves nuk e humbet rastin për të ndihmuar personat që kanë nevojë për ndihmë.

Kur xhironte filmin “The Lake House”, rastësisht ai dëgjoi një pastruese që duke qarë, i tregonte shoqes së saj se do e humbiste shtëpinë, nëse nuk i paguante bankës 20.000 dollarë. Në të njëjtën ditë, Keanu i depozitoi atë shumë punonjëses, ndërkohë ka dhuruar dhe shuma marramendëse për spitale të ndryshëm.

Në 2010 pati një sukses absolut dhe fotot e tij u shpërndanë në të gjitha rrjetet sociale. Në një nga ditëlindjet e tij, Keanu, hyri në një pastiçeri dhe bleu një briosh me një qiri sipër dhe po e hante përpara pastiçerisë. Në fund u ofroi nga një pije gjithë personave që ndalonin për të folur me të, transmeton ‘bota.al’.

Pasi fitoi shuma stratosferike me trilogjinë “Matrix”, aktori i ka dhuruar mbi 50 milionë dollarë stafit që u mor me krijimin e kostumeve dhe efekteve speciale; “heronjve të vërtetë të trilogjisë”, siç i quajti ai vetë.

Shumica e yjeve botërorë kur bëjnë një gjest bamirësie, mezi presin ta publikojnë në të gjitha mediat sociale. Ndërkohë Keanu Reeves nuk ka deklaruar asgjë për çështje parimesh morale, dhe as për t’u dukur si më i miri në sytë e fansave të tij.

Ky mashkull mund të arrijë gjithçka dhe ndërkohë çdo ditë zgjohet dhe zgjedh diçka që nuk mund të blihet: “modestinë”.

ObserverKult

LEXO EDHE:

FJALIMI MOTIVUES I KEANU REEVES: “BËJ ÇFARË TË DUASH ZEMËR, ËSHTË JETA JOTE DHE MUND TA JETOSH SI TË DUASH”