Historia e trishtë e parodistit të Vlorës: Nuk flet dot më…

Mane Lumani, një prej parodistëve të Vlorës që prej vitit 2004 nuk flet dot më. Shkak u bë një ndërhyrje kirurgjikale në fyt, ku i janë hequr të gjitha kordat, pas një mase tumoriale të hequr prej aty.

Sot, edhe pse pa zë, ai gëzon shëndet të plotë. Por vitet bëjnë të tyren.

Kjo ka shtyrë ish-deputetin e Vlorës, Arben Malaj, të bëjë një thirrje kohë më parë. Për autoritetet që u kërkon t’i jepet një pension i posaçëm aktorit të madh të humorit vlonjat, Mane Lumani.

Sikurse evidenton Malaj, ai jeton sot me 28 mijë lekë pension në muaj. Por kjo është shumë pak për kontributin që ai vetë ka dhënë ndër vite në skenat shqiptare.

Postimi i plotë i Arben Malaj i bërë kohë më parë në Facebook:

Një miqësi me parodistët e Vlorës që veç është rritur, pasuruar dhe ruajtur me dashuri e respekt reciprok.

Mane një mik i veçantë më shprehu një shqetësim që me gjithë atë kontribut të jashtëzakonshëm, me aq shumë fleta lavdërimi dhe tituj nderi merr tani vetëm 28.000 lekë pension në muaj.

Nuk dua të abuzoj por qeveritë kanë një fond të veçantë. Që akordon një shpërblim mujor për personalitetet e historisë, kulturës dhe sportit.

Gjatë viteve 1997-2005 ky fond u akordohej çdo vit deri 15 personaliteteve dhe shpërblimi ishte 15.000 lekë/muaj.

Besoj se kjo politikë vlerësuese dhe shpërblyese ekziston, numri duhet të rritej dhe masa e shpërblimit duhet të rritej sipas rritjes dhe pensioneve mesatare.

Nqs PO, jepini Manes shpërblimin edhe financiar që meriton.

Jepjani tani që është gjallë, dhe mos prisni të përloteni plot hipokrizi në një kohë të dytë, që nga zemra uroj të jetë sa më e largët për parodistët tanë të dashur, dhe jo vetëm për ata.

Përqafime i dashur Mane!!!!

——————–

Lexo edhe:

Humor në kohë krize, si u krijua grupi “Parodistët e Vlorës”

ObserverKult