Kjo është historia e trishtë që fshihet pas shtëpisë “më të frikshme” në Spanjë
Një shtëpi e braktisur spanjolle e mbushur me 1000 lodra në një fshat në periferi të Seviljes tregon historinë tragjike të një nëne që humbi dy fëmijët e saj dhe filloi të koleksiononte lodrat si një mekanizëm për të përballuar dhimbjen.
Gruaja ka ndërruar jetë në 2017, e ndërsa shtëpia e saj ende është “e paprekshme” nga fshatarët.
Nga jashtë, fasada e gërryer qëndron në kontrast të plotë me brendësinë e kuruar dhe të ruajtur me kujdes, e cila – sipas legjendës – ka mbetur e paprekur prej vitesh.
“Askush nuk lejohej të hynte në shtëpi”, tha fotografi britanik Ben James, 32 vjeç, pas vizitës. “Shtëpia ishte e vetmuar… fshatarët ishin të tmerruar të shkonin afër shtëpisë. Ata ishin të bindur se gruaja ishte e sëmurë dhe se shtëpia ishte e mallkuar.’
Gjatë vizitës “kishte disa vende ku disa nga kukullat, ndoshta për shkak të erës, filluan të lëvizin dhe dukej sikur luanin muzikë”, tregon ai.
Thuhej se fshatarët supersticiozë besonin se fëmijët kishin zotëruar kukullat dhe se kushdo që do të përpiqej të merrte diçka nga shtëpia “do pushtohej” nga djalli dhe do të vdiste./gazetatema
ObserverKult
Lexo edhe:
KOMPLET NDRYSHE NGA Ç’E MENDONIM: KJO ËSHTË HISTORIA E VËRTETË TRAGJIKE MBI TË CILËN U FRYMËZUA “E BUKURA DHE BISHA”
Ndërsa përralla e famshme “E bukura dhe bisha” ka një fund të lumtur, historia e vërtetë mbi të cilën u bazua ajo ka një fund tragjik.
E botuar për herë të parë në Francë si “La Belle et la Bête”, përralla e famshme për fëmijë e viteve 1740 u frymëzua pjesërisht nga jeta e pazakontë e të ashtuquajturit ‘njeriu i egër’ Pedro Gonzalez dhe nga martesa e tij me një grua të re e të bukur të quajtur Katerina.
I lindur në Tenerife të Spanjës në vitin 1537, dhe i dhënë si dhuratë për mbretin e Francës, Henry II, në vitin 1547, Pedro Gonzalez vuajti nga një gjendje e panjohur që tani njihet si hipertrikoza ose Sindroma e Ujkut, e cila bëri që fytyra dhe trupi i tij të mbuloheshin me shumë qime. Deri më sot ka pasur më pak se 50 raste të dokumentuara…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU