Historia e trishtë: Shkoi për hatër të babait, e humbi jetën…

Në fakt, ai nuk donte të shkonte fare, as nuk donte të shihte rrënojat e Titanikut.

Por me sa duket nga dashuria për të atin, Suleman Dawood, 19 vjeç u ngjit në nëndetësen e vogël që supozohej t’i çonte të dy në fund të Atlantikut.

Kështu tha halla e tij në një intervistë për transmetuesin amerikan “NBC News”.

Suleman i tha asaj se ishte “i frikësuar” dhe “nuk ishte në humor” për udhëtimin për në Titanik. Por ai donte ta bënte të lumtur babanë e tij – multimilionerin pakistanez Shahzada Dawood 48 vjeç – për ditën e babait.

Ngjarja ndodhi në Britaninë e Madhe, ku jetonte familja, të dielën e kaluar, ditën që nëndetësja u zhduk përgjithmonë.  “Po mendoj për Sulemanin, i cili ishte 19 vjeç dhe ndoshta ndihej i frikësuar” vazhdoi halla e shkatërruar Azmeh Dawood, duke shtuar:

“E kam të vështirë të marr frymë kur mendoj për ngjarjen. Ishte ndryshe nga çdo përvojë që kam pasur ndonjëherë”.

‘Absolutisht i fiksuar’ pas Titanikut

Vëllai i saj Shahzada ishte “absolutisht i fiksuar” pas Titanikut që në moshë të re, tha ajo.

Si fëmijë, ata vazhdimisht shikonin filmin “Nata e fundit e Titanikut”.

Edhe kur ajo prezantoi Shahzadën me burrin e saj, Titaniku luajti një rol: vëllai i saj e pyeti të shoqin nëse do të dëshironte të shikonte një dokumentar katër-orësh për anijen Titanik. Ai shpesh vizitonte ekspozita me objekte nga përmbytja e Titanikut.

Kjo është arsyeja pse ajo nuk u habit që vëllai i saj bleu bileta për turin e nëndetëseve. / gazetatema.net

ObserverKult


Lexo edhe:

“ASNJË I GJALLË”, KONFIRMOHET VDEKJA E TË PESË PERSONAVE NË BORDIN E NËNDETËSES

Roja Bregdetare Amerikane njoftoi se të pesë personat që ishin në bordin nëndetëses “Titan” kanë humbur jetën.

Njoftimi nga Roja Bregdetare u parapri nga një deklaratë e kompanisë amerikane ‘OceanGate Expeditions’, që kishte prodhuar nëndetësen, e cila shprehu keqardhjen për vdekjen e 5 personave, në bordin e Titanit.

“Mendimet tona shkojnë tek ata dhe familjet e tyre”, thuhej në deklaratën e kompanisë, sipas VOA-s.

“Një robot pa drejtim i lëshuar nga një anije kanadeze zbuloi mbetjet e nëndetëses mëngjesin e kësaj të enjte rreth 488 metra larg Titanikut në rreth 2 milje (4 kilometra) thellësi”, tha admirali Rojes Bregdetare Amerikane, John Mauger në një konferencë për shtyp.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult