Historia e vështirë e shqiptarit që u bë aktor i njohur në Greqi: Kam ikur 6 vjeç me taksi, pa prindërit

Andi Ngjela i njohur me emrin e artit Nikos Gelias, është një nga aktorët më të mirë shqiptarë në Greqi.

Ai ka korrur shumë sukses, veçanërisht me filmin e tij të parë debutues ‘Ksenia’, i cili u nominua në Festivalin e Kanës.

Në fokus të këtij filmi janë dy adoleshentë shqiptarë të lindur në Greqi, një vend që i bën të ndihen të huaj.

Andi ka treguar se në këtë film ka zbuluar vetëm të vërteta, që të gjithë i dinë për mënyrën se si trajtohen shqiptarët.

“Në dokumentarin tim nuk kam diçka që populli nuk e di. Të gjithë e dinë se si janë trajtuar shqiptarët, vështirësitë që janë përballur, të gjithë do njohin një shqiptar te lagja e tyre, te grupi i tyre miqësore.

Nuk është se thash ndonjë gjë të re, të gjithë shqiptarët janë përballur. Unë thjesht e thash pak më lehtë, për shkak të detyrës që kam”, tha ai.

Më tej, Andi ka zbuluar dhe historinë e jetës së tij, si u largua nga Shqipëria i vetëm në moshën 6-vjeçare.

“Kanë kaluar shumë vite. Prindërit e mi kanë ardhur në Greqi një vit më përpara. Unë kam lindur në Tiranë, jetoja në Fier në atë kohë, më vendosën në taksi. Nuk është se mbaj mend shumë gjëra se isha fëmijë atëherë, vetëm 6 vjeç.

Mbaj mend që bëra një rrugë shumë të gjatë për të shkuar në Athinë te prindërit, më shumë se 6 orë. Kisha frikë kur ndodhesha në kufi se çfarë nuk kishim dëgjuar atëherë. Kam jetuar një vit te tezja në Athinë pa prindërit, më pas jam bashkuar”, rrëfeu aktori./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

PËR KË E KA FJALËN? AKTORI I HUMORIT: KA PREZANTUES TË NJOHUR PERVERSA QË BËJNË GJËRA MË TË FRIKSHME SE SAFET GJICI

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja ka bërë një deklaratë tronditëse në rrjetet sociale. Ai ka komentuar video-skandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

Veleshnja thotë se rasti i Gjicit është një gjë e vogël. Pra në krahasim me shumë ngjarje të tjera që ndodhin në vendin tonë.

Ai tha se ka pafund prezantues të njohur emisionesh të cilët janë perversë. Dhe që bëjnë gjëra shumë të frikshme.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult