“Historia ime është historia e shumë vajzave”. Kush është Malala Yousafzai?

“Me guximin dhe vendosmërinë e saj, Malala ka treguar çfarë kanë më tepër frikë terr oristët, një vajzë me një libër në dorë”. – Ban Ki Moon

Në këtë artikull do të mësoni se si Malala filloi lu ftën e saj për vajzat – nga një aktiviste e arsimit në Pakistan deri në fituesen më të re të Çmimit Nobel për Paqe – dhe si e vazhdon fushatën e saj përmes Fondit “Malala”.

1997

Malala lindi në Mingora, Pakistan, më 12 korrik 1997. mirëpritja e lindjes një vajze nuk është gjithmonë shkak për festa në Pakistan por babai i saj, Ziauddin Yousafzai, ishte i vendosur të bënte çdo festë dhe ritual, siç bëhej për lindjen e një djali.

2008

Babai i saj ishte mësues dhe drejtonte një shkollë vajzash në fshatin ku jetonin. Malala e donte shkollën por gjithçka ndryshoi kur tal ebanët morën kontrollin e fshatit të tyre në luginën Suat.

Ekstremistët ndaluan shumë gjëra – si zotërimi i një televizori dhe luajtja e muzikës dhe zbatuan dënime të ashpra për ata që kundërshtuan urdhrat e tyre.

Ata vendosën që vajzat nuk mund të shkonin më në shkollë. Në janar 2008, kur ishte vetëm 11 vjeç, Malala u dha lamtumirën shokëve të klasës duke mos ditur se kur – nëse ndonjëherë – do t’i takonte përsëri.

2012

Malala foli publikisht në emër të vajzave mbi të drejtën e tyre për të mësuar mirëpo kjo gjë e bëri objektiv urrejtjeje nga pakistanezët. Në tetor 2012, kur po kthehej nga shkolla në shtëpi, një person i armatosur dhe i maskuar hipi në autobusin e shkollës dhe pyeti: “Kush është Malala?”.

Pasi e mësoi kush ishte, e qëlloi në anën e majtë të kokës me armë, Malala u zgjua 10 ditë më vonë në një spital në Birmingham, Angli. Mjekët dhe infermierët i treguan për sulmin dhe se njerëzit në të gjithë botën po luteshin për shërimin e saj.

2014

Pas muajve të operacioneve dhe rehabilitimit, u bashkua me familjen e saj në shtëpinë e re në Britaninë e Madhe. Atëherë e dinte se kishte një zgjedhje: mund të jetonte një jetë të qetë ose mund të përfitonte sa më shumë nga kjo jetë e re që i ishte dhënë.

Ajo vendosi të vazhdonte luftën e saj për shkollimin e çdo vajze, me babanë e saj, i cili ka qenë gjithmonë aleati dhe frymëzimi i saj krijoi fondacionin “Malala”, një fondacion për t’i ofruar çdo vajze një mundësi për të arritur një të ardhme më të mirë.

Në njohje të punës së saj si aktiviste, fitoi çmimin “Nobel për Paqe” në dhjetor 2014 dhe u bë fituesja Nobel më e re ndonjëherë në moshë.

2018

Filloi të studionte Filozofi, Politikë dhe Ekonomi në Universitetin e Oksfordit ama çdo ditë luftonte për të siguruar që të gjitha vajzat të siguronin 12 vjet arsim falas, të sigurt dhe cilësor.

Malala udhëtoi në shumë vende për të takuar vajzat që luftonin me varfërinë, luftërat, martesat e detyruara dhe diskriminimin gjinor për të shkuar në shkollë. Fondacioni “Malala” po punon ende në mënyrë që historitë e tyre, të dëgjohen në të gjithë botën njësoj si historia e vetë Malalës.

2020

U diplomoua në Universitetin e Oksfordit!

“Unë gjithmonë do ta çmoj kohën time në Lady Margaret Hall – leksionet, takimet e klubeve, lojërat dhe netët e vona (disa kaluan duke përfunduar detyrat, disa thjesht duke biseduar me miqtë në konvikt).

Edhe pse në kushtet e një pandemie globale i kalova muajt e fundit si studente në shtëpinë e prindërve të mi, jam mirënjohëse që kam qenë në gjendje të përfundoj shkollimin tim pasi kam marrë gjithë kohën e duhur për t’u çlodhur, tashmë jam më e përkushtuar se kurrë në luftën time për vajzat”, ka thënë Malala.

– “Së bashku, ne mund të krijojmë një botë ku të gjitha vajzat mund të mësojnë dhe udhëheqin”./bota.al

—————-

Lexo edhe:

Kërkoje arsimimin që nga djepi e deri në varr…

ObserverKult