Ilirët, arbrit, historia e shqiptarëve, atyre të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi do të rishkruhet. Rishikimet e tezave që kanë lidhje me Çamërinë apo ngjarje të tjera të integruara në histori edhe nga shqiptarët e diasporës do të jenë pjesë e këtij rishkrimi nga historianë si Neritan Ceka, Pëllumb Xhufi apo Beqir Meta.
Historianët në këtë prezantim u treguan të rezervuar të na jepnin histori të reja që do të dalin në dritë. I vetmi akademik që na prezantoi fakte të reja ishte historian Paskal Milo që theksoi se shumë dokumente të tjera pritet të ngjallin debat.
Historia e shqiptarëve do të nisë që nga antikiteti dhe do të përmbajë gjithë zbulimet arkeologjike që janë zbuluar e studiuar së fundmi. Dhe këtu përvoja e bashkëpunimit me akademikët e Kosovës duket e mirë, transmeton ‘a2news.com’.
Deri më tani akademikët kanë punuar për dy vëllimet e para të historisë së shqiptarëve.