Historia prekëse e Admiras dhe Boskos nga Sarajeva, të përqafuar vdiqën…

Kjo fotografi ku shihen Admira Ismic, një boshnjake e fesë myslimane dhe Bosko Brckic serb që jetonte në Sarajevë është realizuar pas diplomimit në shkollën e mesme në vitin 1985.

Të dy 25-vjeçarët kishin një dashuri të pamundur në mes të një konflikti etnik, dashuri që përfundoi në mënyrën më fatale gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Derisa rrrethimi i Sarajevës 1992-1996 u bë gjithnjë e më i keq, ata që mund të shpëtonin, e bënë. Babai i Boskos vdiq dhe pjesa tjetër e familjes së tij jetonte në Serbi. Ai mund të kishte shpëtuar vetëm. Por nuk e bëri dhe zgjodhi të qëndronte në Sarajevë me Admirën derisa jeta u bë shumë e vështirë. Pasi jetuan nën rrethim për një vit, çifti vendosi të arratisej te familja e Boskos.

Asgjë nuk ishte më tragjike se historia e të dashurve të fëmijërisë Bosko Brkic dhe e dashura e tij prej nëntë vitesh, Admira Ismic.

Të dy u vranë nga plumbat e snajperëve, derisa trupat e dy të dashurve të fëmijërisë u shtrinë në përqafimin e fundit për shtatë ditë.

Në kohën kur u hoqën përfundimisht nga Ura Vrbanja e Sarajevës, ata ishin bërë simbole të dashurisë së qëndrueshme të kapur në një luftë të pakuptimtë. Kjo është historia e Romeos dhe Zhuljetës së Bosnjës.

Mark H. Milstein, fotografi dhe gazetari amerikan në një intervistë ka rrëfyer momentin për fotografinë e Admira dhe Boskos më 19 maj të vitit 1993.

“Ishte një betejë e vogël që po ndodhte, me forcat boshnjake që qëlluan mbi një grup ushtarësh serbë pranë rrënojave të ndërtesës së Union Invest. Papritur, 200 metra para nesh u shfaq një tanke serbe dhe qëlloi mbi kokat tona.

Ne u ngjitëm në banesën tjetër dhe e gjetëm veten të izoluar me një grup ushtarësh boshnjakë. Një nga ushtarët më bërtiti që të shikoja nga dritarja, duke treguar një vajzë dhe një djalë të ri që vraponin në anën e largët të urës.

Mora aparatin tim, por ishte tepër vonë. Djali dhe vajza u qëlluan. Boshnjakja Admira Ismić dhe serbi boshnjak Boshko Brkić, të dy 25 vjeç”, rrëfen fotografi.

Së pari u qëllua djali, pastaj u dëgjua një zë dhe u plagos Admira. Por ajo u zvarrit dhe shkoi e përqafoi Boskon dhe mbi trupin e tij vdiq ajo.

Deri më tani, nuk dihet me siguri se kush i ka qëlluar. Trupat e Admirës dhe Boskos u shtrinë në urë për ditë të tëra pasi askush nuk guxoi të hynte në Rrugën e Snajperëve, një tokë e askujt, dhe t’i rimarrë.

Trupat u vendosën në urë, ushtritë serbe dhe boshnjake debatuan se kush e vrau çiftin dhe kush do të merrte në fund përgjegjësinë për vrasjen. Pas tetë ditësh, trupat u gjetën nga forcat serbe në mes të natës dhe u varrosën në Lukavicë.

Megjithatë, më vonë u zbulua se ushtria serbe i detyroi të burgosurit boshnjakë të luftës të shkonin atje në mes të natës dhe të merrnin kufomat.

Kur mbaroi lufta, në vitin 1996, me iniciativën dhe dëshirën e prindërve të Admirës, ​​eshtrat e tyre u bënë bashkë.

Ndërkaq lufta mbaroi në vitin 1996, me iniciativën dhe dëshirën e prindërve të Admirës, eshtrat e tyre u transferuan në varrezat Lav në Sarajevë dhe aty u varrosën së bashku.

Nëna e Brkic, Radmilla e quajti çiftin “një simbol të paqes”, por e hodhi poshtë krahasimin me kryeveprën e Shekspirit. Dashuria e tyre nuk ishte e ndaluar asnjëherë dhe dy familjet e respektonin gjithmonë njëra-tjetrën, tha ajo.

Madje prindërit e Admirës ishin po aq mikpritës sikurse edhe të Boskos.

Ndërsa gjyshja e saj ishte e dyshimtë se një marrëdhënie e përzier mund të zgjaste, derisa përgjigjja e përgjithshme e pranimit nga të dyja familjet përmbledh vizionin më të gjerë dhe historik të Bosnjë-Hercegovinës.

Për pjesën më të madhe të historisë së saj, ajo kishte qenë një udhëkryq i kombeve, me Sarajevën që shërbente si një kazan kozmopolit ku popujt hebrenj, myslimanë, të krishterë, katolikë dhe ortodoksë jetuan së bashku për 500 vjet me radhë.

www.rarehistoricalphotos.com

Shumë shkruajtën për këta dy, këngë, artikuj, tregime… Një nga artikujt më të famshëm ishte ai i Kurt Shork, i cili u botua nga Reuters në maj 1993 dhe udhëtoi nëpër botë.

Grupi i Sarajevës ‘Zabranjeno Pusenje’ bëri një këngë disa vite më parë të quajtur Bosko i Admira dhe gjithashtu Bil Maden me emrin Bosko dhe Admira.

Për shumë njerëz në Bosnjën e sotme, historia e Ismic dhe Brkic tregon se vetëm koha do të tregojë nëse dashuria apo lufta do të triumfojnë në planin afatgjatë.

(Foto: Reuters / Mark H. Milstein)/rarehistoricalphotos.com/Përgatiti: ObserverKult


Lexo edhe:

A EKZISTONTE VËRTET “ROMEO DHE ZHULIETA”?

Romeo dhe Zhulieta, vepra më e mirënjohur e Uilliam Shekspirit, e shkruar diku midis viteve 1591-1595. Është një nga historitë më të mëdha të dashurisë të shkruara ndonjëherë. Ajo është luajtur shumë herë në teatrot e gjithë botës. Dhe ka pasur edhe shumë përshtatje kinematografike.

Por është interesante të zbulohet se “Romeo dhe Zhulieta”, nuk ishte në fakt një histori e trilluar nga shkrimtari britanik. Përkundrazi, ishte një variant i një historie të treguar. Madje shumë herë që nga vitet 1400 e në vazhdim. Historia e “Romeo dhe Zhulietës”, ekzistonte të paktën një shekull para se Shekspiri ta shkruante atë si vepër.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult