Një ditë kur ishte ende fëmijë, Thomas Edison erdhi në shtëpi dhe i dha një copë letër të ëmës.
Ai i tha: “Mami, mësuesja më dha këtë letër dhe më tha që vetëm ti duhet ta lexosh”.
Çfarë thotë?
Nënës iu mbushën sytë me lotë, teksa i lexonte letrën të birit…
“Djali juaj është gjeni. Kjo shkollë është shumë e vogël për të dhe nuk ka mësues të mirë për ta mësuar. Të lutem, mësoje vetë”.
Shumë vite pasi nëna kishte vdekur, Edison u bë një prej shpikësve më të mëdhenj të shekullit.
Një ditë, tek po kërkonte në sirtarë, gjeti të palosur letrën e vjetër që mësuesja i kish dërguar të ëmës atë ditë…
Në letër shkruhej: “Djali juaj është i mangët mendërisht. Nuk mund ta pranojmë të ndjekë më shkollën tonë. Ai është i përjashtuar.”
Edison u prek shumë teksa e lexoi, dhe më pas shkroi në ditarin e tij:
“Thomas A. Edison ishte një fëmijë i mangët mendërisht, të cilin e ëma e shndërroi në gjeniun e shekullit”. / bota.al
ObserverKult
Lexo edhe:
HISTORIA PREKËSE E SHERIF MERDANIT: ÇOJA VËLLANË E VOGËL NË BURG QË T’I JEPTE GJI MAMAJA
I burgosur politik, së bashku me të tjerë artistë të mëdhenj pas Festivalit të 11-të të muzikës së lehtë shqiptare, Sherif Merdani kaloi një kalvar të gjatë vuajtjesh.
Në një intervistë të dhënë pak para se te vdiste ai rrëfente peripecitë që kishte kaluar familja e tij në regjimin komunist. Merdani kujtonte se si i dënuan babanë e tij me 15 vite burg. Se si i morën 4 kuintalë e gjysëm flori.
Apo kur ne moshën 10-vjeçare çonte vëllanë e vogël 6 muajsh në burg, që t’i jepte gji e ëma.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult