Historia reale dhe tronditëse pas këngës së Orgesa Zaimit

Kënga e Orgesa Zaimit, “Nostalgjia” mban brenda vetes një histori reale dhe shumë të dhimbshme. E krijuar nga Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi, Orgesa mori pjesë në “Kënga Magjike 2021” me këtë këngë.

Mbi 5 vite më parë, një 17-vjeçare, Gejda vendosi që për arsye të paditura, t’i jepte fund jetës së saj. 17-vjeçarja kujtohet nga familjarët e të afërmit për energjinë, dëshirën e mirë për të ndihmuar dhe për të lënë gjurmën e saj.

Ndaj prindërit e Gejdës vendosën ta përjetësonin kujtimin e së bijës në një këngë të gëzueshme që do përmblidhte esencën e saj.

2 vite më vonë, kënga vjen e plotësuar me një klip ku kanë marrë pjesë edhe miqtë e Gejdës. Në një videomesazh, kohë më parë, për “Rudina” në Tv Klan, mësuesja kujdestare kujtoi nxënësen që ka lënë pas një kujtim të fortë.

“Është sfiduese të flasësh për të me një lloj vetëzotërimi emocional. Megjithatë janë momente të jetësuara dhe të shkruara me gërma të arta në kujtime të bukura për këdo që e njohu Gejdën.

Gejda ishte këmbëngulëse në dëshirën e saj për t’i kontribuar një shoqërie më humane që e konsideron, që e vlerëson, që e respekton tjetrin. Ajo ishte unifikuese e buqetës së nxënësve të klasës.

Ajo ishte një vajzë shumë e edukuar dhe në çdo rast i vinte krejt natyrshëm të përshëndeste, të falenderonte, të uronte dhe mbi të gjitha kishte një zemër shumë të madhe për këdo që kishte nevojë.

Ishe një mendjendezur si të thuash, që mbante një oaz virtytesh të cilat i përcillte denjësisht në përditshmërinë e saj por gjithashtu edhe nëpërmjet veprimtarive të ndryshme. Le të jetë kënga “Nostalgjia” përjetimi i kultivimit të këtyre kujtimeve, për t’i ruajtur këto momente të cilat janë sjellë kaq ëmbël në zërin e Orgesës. Një falenderim për mundësimin e këtij realizimi”, përfundoi mësuesja. /classlifestyle.com

ObserverKult


Lexo edhe:

ORGESA ZAIMI: SA KEQ PËR NJË SEKRET DUHET TË QËNDROJË VETËM (TEKSTI DHE KËNGA)

Mos u mundo të kesh, atë që s’je
Një cigare fikim e lëmë atje
Në tel ajo bosh që dikur ishim ne
Dita më kujton, fjalët që m’i thotë

Një mik që vetëm natën e takoj

Sa keq për një sekret, duhet të qëndrojë vetëm
Më keq askush, jo nuk më ndihmon
Sa keq një marifet jo nuk ta ndryshon jetën
Më keq, si unë dot njeri s’të do

Egos nuk i flet ajo bërtet
Dhe kur vjen momenti ajo të vret
Si fajtor që zemrën time ajo e merr
Nata më kujton vetëm një aromë

Këngën e plotë mund ta dëgjoni KËTU:

ObserverKult