Historia tragjike e djalit të vetëm të Tinka Kurtit

Zef Kurti ishte djali i vetëm i aktores së mirënjohur Tinka Kurti. Për arsye që nuk dihen, ai ka mbajtur një profil të ulët publik pas vitit 1990, ndërsa më herët është aktivizuar edhe në disa shfaqje të teatrit “Migjeni” të Shkodrës.

Zefi ka provuar pak edhe aktrimin, më shumë me role episodike.

Një nga filmat është ai i “Udhëtim në pranverë” ku luan rolin e Lekës, në një dialog të shkurtër para Teatrit “Migjeni” në Shkodër, film i vitit 1978.

Duke qenë se mbase nuk mund të ndiqte gjurmët e nënës së tij, Zefi nuk përqendrohej shumë tek arti skenik.

Ndoshta edhe për këtë arsye, por edhe për mundësi më të mëdha për familjen, Zefi vendos të emigrojë në Kanada ku ndërtoi jetën e tij.

Ata që e njohin nga afër Tinkën, e njohin mallin që ajo kishte për djalin e saj të vetëm, i cili u nda nga kjo jetë.

Zef Kurti ndërroi jetë si pasojë e nje goditjeje fatale në zemër në moshën 65-vjeçare.

Kjo është një nga plagët më të mëdha për aktoren shqiptare, e cila humbi djalin e vetëm./vjosa.net

ObserverKult


Lexo edhe:

EDI RAMA URON AKTOREN TINKA KURTI NË 90-VJETORIN E LINDJES

Aktorja e madhe e skenës shqiptare, Tinka Kurti feston sot 90-vjetorin e lindjes.

Kryeministri Edi Rama uroi sot aktoren e njohur Tinka Kurti për 90-vjetorin e lindjes në një postim në rrjetet sociale.

Kurti lindi më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë në një familje artdashëse. Nëna e saj ishte një nga aktoret kryesore të Teatrit Kombëtar të Sarajevës. Familja e saj shpërngulet, kur ishte pesë vjeç, drejt qytetit të Shkodrës. Këtu mbaron arsimin shtatëvjeçar dhe në vitin 1947 niset në Tiranë për të studiuar në Politeknikumin e Tiranës. Rastësisht, siç do të shprehej ajo vetë vite më vonë, do të kalonte në degën e Dramës në Liceun Artistik.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult