Historiani Jusuf Buxhovi, anëtar i Asociacionit Amerikan të Historisë

jusuf buxhovi
Jusuf Buxhovi

Historiani Jusuf Buxhovi pranohet anëtar i rregullt i American Historical Association (Asociacionit Amerikan të Historisë), me seli në DC. Sot u bë konformimi zyrtar nga American Historical Association!

AHA promovon punën historike dhe rëndësinë e të menduarit historik në jetën publike. Themeluar me akt (vendim) te Kongresit te SHBA-ve me 1889, misioni i saj është ngritja e punës së historianëve në bazë të standardëve profesionale e etike, dhe përkrahja e kërkimeve inovative e lirisë akademike si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Si organizata më e madhe e historianëve (me mbi 11,000 anëtarë), AHA i shërben të gjithë historianëve nga secila fushë.

Pranimi i Historianit Buxhovi në AHA paraqet një mirënjohje ndërkombëtare për punën e tij hulumtuese shkencore, që doli në pah me veprën “Kosova” në tetë vëllime e përkthyer në anglisht nga shtëpia botuese “Jalifat Publishing” e Houstonit, por njëherit paraqet të arritur edhe për historiografinë shqiptare në përgjithësi.

ObserverKult


jusuf buxhovi

Lexo edhe:

JUSUF BUXHOVI: MALLKIMI I KASABASË SË PËRHERSHME

Nga Jusuf Buxhovi

Në krijimtari, të shumtën në letërsi dhe, kryesisht në prozë, doktrinat politike dhe ato religjioze, në planin shoqëror, rëndom humbin kauzalitetin, por ruajnë mentalitetin e shtrirjes së tyre në sferën shpirtërore në forma të tjera.

Kjo është edhe e natyrshme kur kihet parasysh se krijimtaria pasqyron realitetin jetësor në përputhje me faktorët e brendshëm dhe të jashtëm të përfshirë në dramat mbi të cilat ndërtohet kompleksiteti njerëzor, ku paradigma jetësore nxjerr në pah karakteret e ndryshme që atë e derterminojnë në thellësi. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult