Dramaturgu Ruzhdi Pulaha tha se “Pirro Mani ka bërë epokë në teatër, sepse për të bërë epokë, nuk duhet të kesh për të bërë epokë, mjaftojnë 3 dekada”. Ndërsa Ndriçim Xhepa tha se “Pirro Mani krijoi aktorë, krijoi breza aktorësh, e dinte se si shkohej drejt figurës, kishte nje dhunti e vullnet të jashtëzakonshëm”.
Njeriu që nuk fliste për vdekjen dhe që bëri çdo gjë për ta sfiduar, përmes veprës që la pas, erdhi përmes bisedave të fundit dhe trishtimit të humbjes.
Spiro Duni kujtoi telefonatën e fundit para 1 muaji e gjysmë ku sipas tij, e pyeti si ishte dhe ai i tha se ishte në nje tjetër botë, ndërsa kur Duni i tha se nëse shkon lart, çfarë dëshironte t’i thoshte Zoti, Pirro Mani i qe përgjigjur se Zoti do i thoshte: “Ç’kemi Pirro”. Luiza Xhuvani e prekur tha se “kjo botë s’i mbetet askujt, kush ikën, ikën më nuk vjen, malli u mbetet te tjerëve”.
Për formën e përmbajtjen e shfaqjeve të paharrueshme, ai do të mund të quhej njeriu teatër.
“Në historinë e teatrit shqiptar, ai njeriu të quhet njeri me shtyllën vertebrore si vazhdim i drrasave të teatrit” tha Arben Kumbaro.
Mes shumë mësimeve që ju dha studentëve të vet, ai nuk ia doli tu japë shpirtin e vet, as forcën e vet. Vertebrat e tij, mbetën deri në fund, vazhdim i drrasave të teatrit, duke lënë si amanet të mbramë një tufë lule mbi gërmadha.
Aktori Mirush Kabashi rrëfeu një porosi që Pirro Mani la per ata që vizituan Shqipërinë.
“Kemi shkuar dhe kemi vendosur nje buqetë te madhe me lule në gërmadhat e teatrit kombëtar me porosi e amanet te Pirro Manit”, tha Kabashi.
Pedagog, regjisor e aktor, Pirro Mani do të ndërtonte në kohë të errëta nënë sistemin komunist, dritëza lirie duke dhënë përmes shembullit të vet,imazhin e artistit e intelektualit në Shoqëri. Ai u shua në moshën 89-vjeçare në SHBA, ku edhe do të prehet./News24/