Homazh poetik në kujtim të Lindita Ahmetit/ Festivali Poetik i Prishtinës 3

homazh per lindita ahmetin

Poetja e njohur shqiptare Lindita Ahmeti u nda nga jeta, më 9 prill të vitit të kaluar. Festivali Poetik i Prishtinës, edicionin e tretë e filloi pikërisht me një Homazh poetik në kujtim të poetes Ahmeti.
Në kuadër të programit kushtuar Ahmetit u lexuan poezi të saja nga poetja Naime Beqiraj, u transmetuan video-poezi nga arkivi i ObserverKult, ku vet Lindita Ahmeti lexon pjesë të krijimtarisë së saj, miqtë , Lulëzim Haziri dhe Vjollcë Berisha shpalosën kujtime ndërsa akademik Ali Aliu foli për veprën e Lindita Ahmetit.
Artistët Astrit Stafai dhe Artan Rexhepi performuan me këtë rast një pikë instrumentale-homazh për autoren e ndjerë.

Ju ftojmë ta ndiqni videon: