Para Teatrit Kombëtar janë mbajtur homazhe për Leze Qenën, e cila vdiq dje në moshën 85 vjeçare.
Përveç kësaj në nderim e kujtim të veprës së saj, qytetarët në pamundësi që të shprehin ndryshe dhembjen, shkaku i situatës së krijuar nga pandemia e shkaktuar nga Coronavirusit në ballkonet e banesave të tyre ndezën nga një qiri për aktoren e madhe.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në ora 17:00 në varrezat e Prishtinës. / ObserverKult