Homazhet për Kadarenë, kush do jetë i pranishëm në ceremoninë te Kryeministria

mall Ismail Kadare laokoonti - pse shqiptarët ikin nga vendi i tyre
Ismail Kadare

Në ceremoninë shtetërore që do të organizohet nga Kryeministria shqiptare për shkrimtarin e madh Ismail Kadare, do t’i drejtohen ftesa drejtueseve më të lartë të institucioneve në vend.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me bashkëshorten e tij Linda Rama, Presidenti Bajram Begaj me Zonjën e Parë, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ministra dhe drejtues institucionesh të larta, personalitete të kulturës dhe artit si dhe diplomatëve të akredituar në Shqipëri do të jenë të pranishëm në homazhet për nder të shkrimtarit të ndjere.

Gjithashtu, një ftesë do t’u drejtohet deputetëve, kryetarëve të bashkive, perfektëve, përfaqësuesve të komuniteteteve fetare, përfaqësues të Shtëpive Botuese, anëtarëve të Akademisë së Shkencave.

Ismail Kadare u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88-vjeçare./euronews.al


Lexo edhe:

VDEKJA E ISMAIL KADARESË, KOSOVA SHPALL 3 KORRIKUN DITË ZIE SHTETËRORE