Hoti e Dumoshi takojnë Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Shota”

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, kanë pritur Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Shota” para ndërtesës së MKRS-së.

Ky takim që po zhvillohet në kuadër të aktiviteteve për festën e 28 Nëntorit është përcjellur edhe nga disa qytetarë.