Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova së shpejti do ta ketë vendin në hartën e UNESCO-s.
Hoti e ka thënë këtë gjatë një ngjarje kulturore dje ku u promovua diversiteti kulturor, përmes veshjeve tradicionale dhe punimeve artizanale në Parkun arkeologjik “Ulpiana”.
“Ne shpejt duhet të lëvizim drejt anëtarësimit edhe në organizata ndërkombëtare për të promovuar më shumë kulturën tonë edhe diversitetin kulturor që e kemi si Kosovë”, tha Hoti.