Hoxha zbulon kush do ta drejtojë Top Channel-in, pas ikjes së Blushit

Vjollca Hoxha, ka zbuluar se kush do të marrë përsipër rolin e drejtorit të përgjithshëm të televizionit pas largimit të Blushit. 

Ajo e ka bërë këtë përmes një email-i dërguar stafit të medias. Aty bashkëshortja e të ndjerit Dritan Hoxha shkruan se drejtimin e Top Channel do ta marrin trashëgimtarët e tij.

Ben Blushi dha zyrtarisht dorëheqjen. Ai njoftoi se do të largohet pas 4 vitesh nga pozicioni i drejtorit të përgjithshëm. 

——————————————————

Lexo edhe: “OTELLO” I BEN BLUSHIT PËRKTHEHET NË GREQISHT

“Otello, Arapi i Vlorës”, me autor Ben Blushin, një nga veprat më të mira të letërsisë bashkëkohore shqipe, tashmë mund të lexohet edhe në greqisht.

“Shtëpia Botuese ‘Vakxicon’ sapo ka njoftuar për botimin në greqisht të ‘Otello, Arapi i Vlorës’, nën përkthimin e Yorgos Goumas. Kjo është një vepër e cila, një vit më parë, u vlerësua nga ekspertët dhe juria e ngritur pranë Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në Fondin e Përkthimit.

Romani është pritur me interes nga lexuesit grekë. Kjo ka ndodhur edhe pas suksesit që pati në gjuhën italiane”, u shpreh drejtorja e QKLL-së, Alda Bardhyli, në ceremoninë e shpalljes së fituesve të Fondit të Përkthimit për këtë vit nga ana e QKLL-së, nën praninë e ministres së Kulturës, Elva Margariti.

“Vakxicon” e cilëson Blushin si një prej autorëve më të rëndësishëm të Ballkanit. Veprën e tij e vlerëson si një vepër që na çon pas në kohë. Kjo vepër bën kthim në vitet 1300-1400 në dy qendra urbane të njohura të kohës së Mesjetës, në Venedik dhe Vlorë. Autori flet për këto duke na rrëfyer përmes gjuhe magjepsëse marrëdhëniet politike e tregtare, në një sfond që kërkon t’i flasë lexuesit të sotëm.

Blushi i jep një tjetër jetë Otellos, duke e zhvendosur në Vlorë. Vepra shihet dhe si një parashikim i kohës në të cilën po jetojmë, që autori bën përmes letërsisë, me anë të personazhit të mjekut Stefan Gjika…